Nisma e re në Itali: 55 mijë euro për familjet e mjekëve dhe infermierëve që humbën jetën nga Covid-19
Një nismë e re është krijuar në Itali, ku është vënë nëdispozicion një fond prej 11 milion eurosh për familjet e mjekëve dheinfermierëve të cilët kanë humbur jetën në betejën ndaj Covid-19.
Ata mund të aplikojnë për të marrë deri në 55 mijë euro përfamilje.
"Askush nuk do të jetë në gjendje t'u kthejë njerëzve të dashurve të tyre, por ne përpiqemi t'u japim pak qetësi familjeve të tyre dhe një buzëqeshje atyre që e kanë humbur atë për disa muaj’’, tha Diego Della Valle, i cili ishte dhe krijuesi i kësaj nisme.
Menaxhimi i nismës, i cili quhet "Gjithmonë mety", i është besuar Mbrojtjes Civile.
Fondi, i themeluar në 5 Prill, mundësohet nga donacione të ndryshmedhe është një mënyrë konkrete për të treguar mirënjohje për ata që kanë humburjetën për të na ndihmuar të mbijetojmë në këto ditë të vështira.