Doktorët spanjollë nxjerrin pacientët me covid të marrin rreze dielli, u bën mirë për shëndetin mendor

Pas gati dy muajsh nën kujdesin intesiv për shkak tëkoronavirusit, Francisco Espana, 60 vjeç është lejuar nga mjekët e tij të kalojë10 minuta në bregdet për të mbushur mushkëritë e tij me ajër të pastër.

I shtrirë në një shtrat spitali dhe i rrethuar nga ekipimjekësor 60 vjeçari shikon Detin Mesdhe nga një shëtitore ngjitur me Spitalindel Mar në Barcelonë.

Ai mbylli sytë dhe thithi sa më shumë rrezet e diellit. "Kjo është një nga ditët më të mira që mbaj mend"- tha ai.

Një ekip mjekësor në Spitalin del Mar, shprehen se udhëtimete shkurtra në plazh të distancuar nga pjesa tjetër e popullsisë mund tëndihmojnë pacientët me Covid-19 të qetësohen dhe të përmirësojnë shëndetin etyre mendor. Qëndrimi i gjatë në spital ndonjëherë është traumatik dhe shkaktonprobleme mendore te ata.