22 vjeçari dhe kompjuteri i tij mendja dhe syri i protestuesve në Bjellorusi
Një bloger 22-vjeçar nuk po përdor asgjë tjetër përveç tastierëssë tij për të drejtuar qendrën kryesore të komunikimit për protestuesit nëBjellorusi. Stepan Svetlov nuk ka shkelur në Bjellorusi për dy vjet dhe nga njëzyrë në Poloni ai drejtoi gjithçka.
Kur protestat filluan logimi në internet shpesh herë filloitë bllokohej, aktivistët kryesorë të opozitës ishin në paraburgim ose tëfshehur dhe media e pavarur ka qenë prej kohësh e kufizuar.
Bjellorusët u informuan madje dhe u drejtuan nga një llogarie drejtuar nga Z.Svetlov. Telegram ishte një nga platformat e pakta të mediavesociale që kishin arritur të mbanin shërbimin sporadik gjatë ndërprerjes sëinternetit.
Përtej kufirit, Z. Svetlov dhe ekipi i tij prej pesëpersonash nxorën informacione rreth mashtrimit të votuesve dhe dhunës policoregjithashtu ata publikuan dhe këshilla se ku dhe kur do të protestonin duke i'ushmangur policisë. Ata ndihmuan protestuesit si të mbroheshin nga dhuna epolicisë, si të trajtojnë ekspozimin ndaj gazit lotsjellës dhe lokalizoninilaçe dhe shtëpi të sigurta.
"Dilni në rrugëdhe mbroni votën tuaj" shkroi Z. Svetlov dhe ekipi i tij pasi rezultatet paraprake u njoftuan më 9 gusht.
Z. Svetlov dhe Nexta në ditët para zgjedhjeve, lëshuanudhëzime të hollësishme se si kritikët qeveritarë duhet të organizohen dhe tëprotestojnë ditën e votimit.
"Për të siguruar unitetin midis protestuesve, ekipi Nexta koordinoi këto plane në mënyrë private me anëtarët e burimeve rivale të Telegramit dhe aktivistët kryesorë"- tha Z. Svetlov.
Duke arritur një konsensus, anëtarët e stafit të Nextabotuan kohë dhe vende për t'u takuar protestuesit. Ata sugjeruan itinerare qëprotestuesit mund të përdorin për të arritur pika të veçanta grumbullimi dhepropozuan alternativa në rast se ato rrugë bllokoheshin. Gjithashtu ata ofruankëshilla se si të pengojnë automjetet e policisë dhe udhëzuan protestuesit tëqëndrojnë të qetë.
Një orë pas mbylljes së votimit, ata gjithashtu bënë thirrjepër një grevë të përgjithshme, ata shpjeguan se si protestuesit mund të shmangninarrestimin dhe sugjeruan të blinin helmeta, syze, maska gazi dhe mburoja përt'u mbrojtur nga dhuna e policisë.