Protesta në Romë, mijëra vetë kundërshtojnë masat anticovid 19: Jo maskave!
PasBerlinit dhe Londrës protestat anticovid përfshinë Italinë. Mijëra protestues ngae gjithë Italia zhvilluan një tubim në Romë për të kundërshtuar mbajtjen e maskavetë fytyrës, të shikuara si një kufizim i lirive personale.
Pas Berlinit dhe Londrës protestat anticovidpërfshinë Italinë. Mijëra vetë u mblodhën në Romë për të kundërshtuar masat që ikonsiderojnë represive.
Protesta u zhvillua pranë monumentit "Goja e sëvërtetës", një nga vendet më të famshme të Romës, ku më shumë se një mijënjerëz valëvitën flamuj italianë.
Shumë prej tyre ishin kundër mbajtjes së maskave tëfytyrës, të cilat I shohin si një kufizim të lirive personale.
"Kjoemergjencë, ishte një mënyrë për të vendosur diktaturën, jo vetëm një diktaturëitaliane, por botërore. Na bënë të besojmë që maskat të mbrojnë, por kjo nukështë e vertetë sepse asnjë maskë nuk mund të mbrojë askënd ",tha një protestuese
Të tjerë kundërshtuan mbajtjen e maskave me detyrimpër nxënësit e shkollës. Fëmijët do të duhet të përdorin maska kur hyjnë dhedalin nga shkolla si dhe në korridore, por ato nuk do të jenë të detyrueshme nëklasa.
"Kamardhur këtu sepse mendoj se fëmijët nuk duhet të vendosinm maska në shkolla. Igjithë ky alarm është i ekzagjeruar" u shpreh njëprotestues.
Midis turmës ishin anëtarët e partisë së ekstremittë djathtë Forza Nuova, grupi "Njerëzit e Nënës" dhe gjithashtuaktivistë anti-vaksinës.
Kujtojmë se Italia është një nga vendet më tëgoditura të Evropës me më shumë se 35,000 vdekje, ndërsa të Shtunën u raportuan 1,695 infeksionetë reja me koronavirus.