Një muaj pas shpërthimit u tha se kishte të mbijetuar, zbehen shpresat në Bejrut

Shpresat se do të gjendet dikush gjallë nën rrënojat e njëndërtese të shkatërruar nga shpërthimi i muajit të kaluar në Bejrut janë duke uzbehur.

Përpjekjet e kërkimit filluan pasi një ekip shpëtimi ngaKili tha se kishte zbuluar shenja jete mes rrënojave.

Shpëtuesit ishin duke ecur nëpër zonë  dhe qeni i tyre dha sinjalin se aty kishtediçka. Më pas ata me pajisjet speciale të sensorit zbuluan një sinjal pulsues nëatë vend.  

Ata hapën tre tunele në përpjekje për të arritur në vendinku u zbulua pulsi, por ekipet e shpëtimit, përfshirë specialistët kilian, nuk ekanë gjetur ende burimin e sinjalit.

Bejrut ditën e premte mbajtën një minutë heshtje në respekttë 200 viktimave të cilët humbën jetën muajin e kaluar.