Protestat në Bjellorusi, udhëheqësja e opozitës kërkon ndërhyrjen e OKB për të ndaluar dhunën

Udhëheqësja e opozitës Svetlana Tikhanovskaya i ka kërkuar Organizatës të Kombeve të Bashkuara të ndihmojnë në ndalimin e dhunës së autoriteteve ndaj protestuesve.

Ditën e premte policia në Minsk arrestoi pesë studentë tëuniversitetit pasi ata po këndonin në grup himnin e protestës nga LesMiserables.  

Protestat masive anti-Lukashenko po vazhdojnë. Videot epostuara në Twitter treojnë skena kaotike në Institutin Linguistik Shtetëror tëMinsk. Në pamjë shiheshin polistë të ciëlt tërhiqnin studentët nëpër korridorete mbushura me njerëz.

Zonja Tikhanovskaya, e cila u detyrua të shkojë Lituani, i kërkoi OKB përmes një lidhjeje me video për të dërguar një mision monitorimi ndërkombëtar në Bjellorusi menjëherë për të kontrolluar situatën në terren.

"Një komb nuk mund dhe nuk duhet të jetë peng i etjes së një njeriu për pushtet. Bjellorusët janë zgjuar dhe nuk ka një pikë kthimi"- tha ajo gjatë takimit jozyrtar të KB të thirrur nga Estonia, një nga fqinjët baltikë të Lituanisë.

Ajo  shtoi se opozitakërkon t'i japë fund dhunës policore dhe kërkon menjëherë lirimin e të gjithë tëburgosurve politikë. Gjithashtu znj.Tikhanovskaya kërkoi zgjedhje të lira dhe tëndershme.

"Bashkëpunimi me regjimin e Lukashenkos do të thotë mbështetje për dhunën" -i tha ajo takimit të KB, duke kërkuar që OKB "të përdorë të gjithë mekanizmat për të ndaluar dhunën.

"Lukashenko nuk përfaqëson më Bjellorusinë"- përfundoi fjalën e saj.