Vaksina anti-Covid, shkencëtarët rusë i mbyllin gojën skeptikëve, publikojnë raportin e parë
Shkencëtarët rusë kanë botuar raportin e parë mbi vaksinën etyre të koronavirusit, duke thënë se testet e hershme treguan shenja të njëpërgjigje imune.
Raporti i botuar nga revista mjekësore The Lancet tha se çdopjesëmarrës zhvilloi antitrupa për të luftuar virusin dhe nuk kishte efekteanësore serioze.
Rusia është vendi i parë që licensoi vaksinën për përdorim para se të dhënat të ishin botuar.
Ekspertët thanë se provat ishin shumë të vogla për të provuar efektivitetin dhe sigurinë.
Mirëpo, së fundmi Moska i ka publikuar ato si një përgjigje për të gjithë kritikët.
Muajin e kaluar, Presidenti Vladimir Putin tha se vaksina kishte kaluar të gjitha kontrollet e kërkuara dhe se një nga vajzat e tij kishte bërë vaksinën dhe ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Çfarë thotë raporti?
Sipas raportit dy prova të vaksinës, të quajtur Sputnik-V, ukryen midis qershorit dhe korrikut raporton gazeta Lancet. Secila vaksinë përfshiu38 vullnetarë të shëndetshëm të cilëve i'u dha një dozë e vaksinës dhe më pasnjë vaksinë përforcuese tre javë më vonë.
Pjesëmarrësit ishin midis moshës 18 dhe 60. Ata u monitoruan për 42 ditë dhe tëgjithë ata zhvilluan antitrupa brenda tre javësh. Ndër efektet anësore më tëzakonshme ishin dhimbjet e kokës dhe dhimbjet e kyçeve.
Provat ishin me etiketa të hapura dhe jo të rastësishme, qëdo të thotë se nuk kishte placebo dhe vullnetarët ishin të vetëdijshëm se pomerrnin vaksinën.
"Provat e mëdha, afatgjata, duke përfshirë një krahasimme placebo, dhe monitorim të mëtejshëm janë të nevojshme për të vendosursigurinë dhe efektivitetin afatgjatë të vaksinës për parandalimin e infeksionitCovid-19- thotë raporti.