Ndërron jetë nëna e gazetarit Baton Haxhiu

Gazetari i njohur, Baton Haxhiu humb nënën.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në një mesazh në ‘Facebook’ i ka shprehur ngushëllime gazetarit.

“Ngushëllimet më të thella mikut tim Baton Haxhiu për humbjen e nënës së tij. Nëna Mane pushoftë e qetë në paqe. Lutem që Familja Haxhiu të gjejë forcë për përballimin e kësaj dhimbjeje” shkruan Veseli në Facebook.