Maqedonia e Veriut pret hapjen e negociatave me BE në dhjetor

Maqedonia e Veriut pret të hapë kapitujt e parë të negociatave gjatë muajit dhjetor. Zv./kryeministri Nikolla Dimitrov, tha se fokusi i punës së tij do të jetë fillimi i procesit. Ndonëse vendimi u mor njëherësh edhe për Shqipërinë, vendi mbetet pas në këtë proces për shkak të mungesës së konsensusit për reformën zgjedhor dhe mos funksionimin e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

Zyrtarët e Maqedonisë së Veriut besojnë se vendi do tëhapë kapitujt e parë të negociatave me Bashkimin Europian në muajin dhjetor,pasi vendet anëtare të kenë përfunduar miratimin e kornizës të bisedime.

Presidenca gjermane e Bashkimit Europian do tëzhvillojë më 8 shtator në Bruksel një debat rreth kornizës negociuese dhe mëpas do të vazhdojë puna për thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare tëintegrimit ku hapen zyrtarisht edhe kapitujt e parë.

Shpresat e zyrtarëve maqedonas u prezantuan gjatëceremonisë së shkëmbimit të mandateve, ku Nikolla Dimitrovi mori zyrtarishtdetyrën e zëvendëskryeministrit për Çështjet Europiane në qeverinë e re dheBujar Osmani detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme.

Gjatë ceremonisë Dimitrov theksoi se suksesi ipërbashkët me Osmanin ishte vendimi pozitiv për hapjen e negociatave në mars tëkëtij viti.

“Fokusi im do të jetë fillimi i procesit të negociatave dhe për këtë do të shfrytëzohet kryesimi gjerman dhe përkushtimi i kancelares Angela Merkel. Shpresojmë që bisedimet për anëtarësim t’i fillojmë në fund të vitit,” tha zëvendëskryeministri Dimitrov.

E ndërsa Maqedonia Veriore nuk ka pengesa dhe kushte për të hapur kapitujt e parë të negociatave, Shqipëria mbetet mbrapa në procesin e integrimit europian për shkak të kushteve që duhet të përmbushë para thirrjes së konferencës së parë ndërqeveritare.

Rruga drejt hapjes së kapitujve të parë të negociatave bëhet më e vështirë për Shqipërinë për shkak të mungesës së konsensusit për reformën zgjedhore dhe mos funksionimit të dy institucioneve kryesore të drejtësisë, Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.