Shikoni videon/ Hyn me armë në market, frikësohet nga konsumatori e ikën me vrap

Një tentative për grabitje ndodhi ditën e djeshme (1shtator), në një supermarket në Prishtinë.

Brabitja mbeti në tentativë për shkak të njëkonsumatori që iu kundërvu grabitësit pavarësisht se mbante një armë në dorë.

“Më, 01.09.2020 rreth orës 20:53 ka ndodhur një tentimgrabitje në një market në rrugën “Ismet Krasniqi”,informoi policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, konfirmoi rastin duke njoftuar se s’ka të lënduar e as të arrestuar në lidhje me këtë rast.