Përfundon intervistimi nga Specialja e Ali Ahmetit, vazhdon sërish nesër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2020, 19:25
Pas 8 orësh ka përfundur intervistimi nga Specialja i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, për ditën e sotme.
Ahmeti nuk ka dalë nga hyrja zyrtare, por janë parë vetura me targa maqedonase duke u larguar nga objekti ku është intervistuar ai.
Ahmeti për tetë orë është marrë në pyetje nga Specialja në ndërtesën e EULEX-it në Prishtinë.
Kryetari i BDI-së, u intervistua në cilësinë e dëshmitarit nga Gjykata Speciale,
Ndërkohë,Ahmeti do të vazhdojë të intervistohet edhe nesër duke filluar nga ora 9 e 30 emëngjesit.