Camaj: Abazoviçi nuk do të shkojë pa rezerva në koalicion me partitë pro serbe

Nënjë intervistë për Ora News, politologu Vasel Camaj u shpreh se kreu iUra, Dritan Abazoviç nuk i takon partive nacionaliste shqiptare.

SipasCamajt, Abazoviçi nuk do të shkojë pa asnjë rezervë në koalicion me partitë proserbe, sepse ka dallime ideologjike me to.

Ai shtoise partia Ura është me bindje qytetare dhe euroatlantike, dhe se Mali i Zi dotë vazhdojë që të implementojë të njëjtën politikë të jashtme që ka pasur derimë tani.

Vasel Camaj: Abazoviç ka prejardhje shqiptare, por nuk i takon taborit të partivenacionale shqiptare. Ai ka një pikëpamje perëndimore dhe qytetare. Në Malin eZi nuk ka shumicë etnike, ka multi etni. Këtu janë kaluar trazira të mëdha që eka bërë të vështirë jetesën e tyre. Abazoviçi nuk do të shkojë pa asnjë rezervënë koalicion me partitë pro serbe, sepse kanë dallime ideologjike, sepse partiaUra është me bindje qytetare dhe euroatlantike. Mali i Zi do të vazhdojë që tëimplementojë të njëjtën politikë të jashtme që ka pasur deri më tani.

PërCamajn, nën pushtetin e Gjukanoviçit, shqiptarët kanë jetuar më keq se sa nëkomunizëm.

Vasel Camaj: Shqiptarët kanë qenë faktor stabilizues dhe kanë treguar se kanëpjekuri politike. Shqiptarët kanë vendosur edhe në të mirën e shqiptarëve dhepër stabilitetin në Ballkan. Kjo është parë edhe parë në referendumin epavarësisë, ku shqiptarët kanë votues pro më shumë se malazezët. Por nënpushtetin e Gjukanoviçit, shqiptarët kanë jetuar më keq se sa në komunizëm.Sidomos zona e Ulqinit që është kthyer në një shkretëtirë. Shumica kanëemigruar sepse janë gjetur përballë një asimilimi të zbutur.

IntervistoiMatilda Mcini, përgatiti A. Kurti