​Grenell: Nëse Kosova e Serbia duan dollarët amerikanë, duhet të ketë progres ekonomik

Axhenda e takimit të së premtes në Shtëpinë e Bardhë mesKosovës dhe Serbisë do jetë e përqendruar rreth ekonomisë, por jo vetëm.

Riçard Grenell, i dërguari i Uashingtonit për ndërmjetësimindypalësh, ka zbuluar në një bisedë me gazetarët se palëve do u lihet në dëshirëne tyre të vendosin a duan ta trajtojnë apo jo edhe çështjen e njohjes reciprokeqë mban pezull dy fqinjët ballkanikë.

Shtetet e Bashkuara, shtoi ai, nuk kanë një plan sekret dhe asnuk kërkojnë gjë nga palët.

"Qëllimi ynë është të krijojmë një mjedis që të dypalët të përfitojnë. Nëse duan ndihmë nga SHBA-ja, nëse duan dollarët amerikanë,atëherë u duhet progresi ekonomik. Ne nuk mund t’i shpenzojmë paratë tona qëpalët të qëndrojnë të palëkundur në pozicionet e tyre."

Bisedimet e 4 shtatorit do të kenë për thelb krijimin evendeve të punës dhe implementimin e pakteve ekzistuese për linjat ajrore,hekurudhore dhe rrugore midis Prishtinës dhe Beogradit.

Presidenti serb ka paralajmëruar se ai nuk do pranojë tëulet në tryeza për tema më polemike siç është pavarësimi i Kosovës, edhe nëse këtëia kërkon presidenti amerikan, Donald Trump.

Ndërkaq kreu i delegacionit kosovar, kryeministri AvdullahHoti, nga Uashingtoni deklaroi të martën se kjo temë nuk ka si të anashkalohet,edhe pse nuk do të jetë themelorja këtë radhë.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar të mbahejfillimisht më 27 qershor, ndërsa në muajt e kaluar është pasuar nga bisedime mëteknike të ndërmjetësura në zyrat e Brukselit.

Sipas kryeministrit Hoti, e konsideron takimin të njërëndësie të lartë shtetërore, por dy partitë opozitare, PDK-ja dhe LëvizjaVetëvendosje, nuk kanë pranuar t'i bashkohen delegacionit.