Kosovë: Mjekët i shpëtojnë jetën foshnjës 9 muajshe, i kishte kaluar fasulja në mushkëri
Mjekët e ORL-së nëQendrën Klinike Universitare të Kosovës i kanë shpëtuar jetën foshnjës 9muajshe- me përkatësi etnike serbe, duke ia larguar një kokërr të fasules ngabronku kryesor i mushkërisë së djathtë.
Ndërhyrja ka zgjaturrreth 40 minuta dhe trupi i huaj është larguar me procedurën e quajturbronkoskopi.
“Foshnja e gjinisëmashkull nga komuniteti serb, me vendbanim në Komunën e Kamenicës, ishtedërguar, fillimisht, në Spitalin e Gjilanit
Pas problemeve të theksueshme me frymëmarrje, mjekët e kanë intubuar pacientin dhe me urgjencë e kanë nisur në Prishtinë” shkruhet nw faqen e facebook të Qendrës Klinike Universitare të Kosovë.
Mwsohet se gjendja shëndetësore e foshnjës është e mirë dhe sot do të lirohet për në shtëpi.
Milica Stojkoviq, nënae fëmijës, ka falënderuar mjekët për punën e bërë, derisa ka mbetur e habiturme pritjen dhe shërbimet e ofruara.
“Jashtëzakonisht jemi të kënaqur me mënyrën se si është trajtuar foshnja jonë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj. Këtu njerëzit nuk dallohen në bazë të nacionalitetit. Çdo serb që ka probleme shëndetësore, mund të vijë këtu pa asnjë problem”, tha Stojkoviç.