Takimi në Uashtington, Andoni: Kosova është përgatitur për të lëshuar, të paktën të hapë çështjen e të pagjeturve

Edhe pse çështja e Kosovës është rikthyer edhe njëherë në krye të axhendës ndërkombëtare me takimet në intensive në Bruksel, por edhe takimin e shumëpritur me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, analisti Ben Andoni mendon se këtij të fundit po i jepet më shumë rëndësi sesa do të jenë realisht rezultatet e dala prej tij.

Andoni: Kosova ështërikthyer në krye të axhendës por jo në atë masë që njerëzit presin ose do tëdonin të ishte. Takimi i Brukselit do të vendosë për disa gjëra që janë shumë mëtë rëndësishme për Kosovën. Sa i takon Uashigtonit, rëndësia që i është dhënëtakimit me zbardhjen e axhendës nuk ka përkim të madh.Gjithësesi takimet kanëkornizën e padukshme, besoj se do të ketë elementë të rëndësishëm. Mendoj seHoti për herë të parë do të mësojë atë që i kërkohet për të ardhmen.

I ftuar në Rtv Ora, ai thotë se palët kanë "vija tëkuqe" që e bëjnë të pamundur në këtë moment arritjen e një marrëveshjefinale.

Po kështu ai shton se Kosovës i është kërkuar dhe është përgatiturtë bëj lëshime të tjera dhe pse sipas tij nuk ka çfarë të lëshojë më përveçAsocacionit të komunave serbe që do ti kushtonte shumë.

Andoni: Por edhe ky takimi Uashingtonit nuk do të vendosë gjëra të mëdha se kemi "vija të kuqe".Kryesorja është se shteti serb nuk pranon me asnjë lloj çmimi të njohë Kosovën.Nga ana tjetër Kosova do që në fund të kësaj odiseje takimesh të ketë njohjereciproke. Problemi është çfarë të dy palët fshehin nën mëngët e tyre. Kosova ështëpërgatitur dhe i është thënë akoma për lëshime por në mendimin tim Kosova nukka çfarë të lëshojë më. Lëshimi më i afërt mund të jetë Asocacioni i Komunave qëpër mua është shumë e papërballueshme. Pala serbe është në një farë lloj euforienga zhvillimet në Mal të Zi, forcimi i pozitës së presidentit aktual dhe njëshikim shumë më ndryshe i BE ndaj qeverisë së Beogradit. Ajo që mund të parashikojmëështë se Kosova është gati drejt lëshimeve të tjera në këmbim të disa përfitimeveekonomike që nuk janë aq të rëndësishme sa çpo shiten.

Për analistin, as më të pakënaqur janë rusët aq më shumëpengesa ka për Kosovën.

Andoni: Për shqiptarët ndihma e diplomacisë amerikane ështëndihma më e madhe që mund ti bëhet, është e vetmja ndihmë që mund ti kalojë këtoartifica. Tirana zyrtare nuk e bën dot.

Edhe pse është skeptik për delegacionin me të cilin Kosova përfaqësohetnë SHBA, Andoni thotë se në planin diplomatik takimi është mbyllur dhe se nëUashington do të hidhen vetëm firmat.

Andoni: Delegacionikishte nevojë për njerëz me tagër dhe njerëz të sprovuar në takimet diplomatike.Ështëtakimi i parë ku ata janë në atë skalion. Por ju e dini se takimi nga anadiplomatike është bërë tani që flitet, atje vetëm firmoset. Faktori politikshqiptar duhet të bëjë një "mea culpa" shumë të madhe.

E ndërsa gjithë kuadri i diskutimit është ekonomik, Andoniprek edhe një çështje që e shikon shumë të rëndësishme për tu shtruar nëUashington.

Andoni: Akoma nuk ka ardhur koha për të folur për të humburit. Nëse Kosova e para do të jepte një shembull do të bënte një hap shumë të madh në aspektin etik të diskutimit për tu treguar se gjithësesi viktima nuk fal xhelatin por ne jemi prapë më mendjehapur. Nëse do të shtrohet në Uashington do të ishte gjë e madhe.

Intervista në studio me gazetarin Xhoi Malësia, përgatiti për online Besjana Kuçana