Kosovë, në 24 orët e fundit më shumë të shëruar sesa të infektuar me Covid-19

Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar më shumë të shëruar, 131, sesa të infektuar me koronavirus, 112.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar gjashtë viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 539.

Aktualisht janë 3,251 raste aktive me Covid-19.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 13,713 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.