Camaj: Korrupsioni rrëzoi Gjukanoviç, shqiptarët duhet të kontrollojnë ministrinë e Jashtme dhe të Brendshme
Në një intervistë për Ora News, politologu Vasel Camaj u shpreh se korrupsioni dhe arroganca kanë bërë që të mos jetë më në pushtet Gjukanoviç në Mal të Zi.
Ai tha se ndikim në zgjedhje ka pasur edhe kishaortodokse, të cilën Gjukanoviç nuk e ka marrë parasysh.
Vasel Camaj: Korrupsioni dhe arroganca kanë bërë që të mos jetë më në pushtet Gjukanoviç. Ndërkohë mendoj se ai ka bërë një kalkulim të gabuar në lidhje me kishën ortodokse. Mund të ndodhë që në të njëjtën shtëpi, një vëlla mund të jetë pro serb dhe tjetri pro malazez. Ndërkohë, shumë malazez besojnë te kisha serbe dhe kjo ka sjellë që një pjesë e votuesve të Gjukanoçit t'ia kthejnë shpinën dhe të shkojnë me bllokun pro serb. Ndërsa partia e udhëhequr nga shqiptari Abazoviç ka tërhequr një numër shumë të vogël të tyre.
Abazoviç kaprejardhje shqiptare, por nuk i takon taborit të partive nacionale shqiptare. Aika një pikëpamje perëndimore dhe qytetare. Në Malin e Zi nuk ka shumicë etnike,ka multi etni. Këtu janë kaluar trazira të mëdha që e ka bërë të vështirë jetesëne tyre. Abazoviçi nuk do të shkojë pa asnjë rezervë në koalicion me partitë proserbe, sepse kanë dallime ideologjike, sepse partia Ura është me bindjeqytetare dhe euroatlantike. Mali i Zi do të vazhdojë që të implementojë të njëjtënpolitikë të jashtme që ka pasur deri më tani.
Camaj tha se shqiptarët duhet t'i kontrollojnë disaposte të rëndësishme si ministria e Punëve të Jashtme dhe të Brendshme.
Vasel Camaj: Mali i Zi nuk e njeh kulturën politike qytetare, por kuptohet që në këtësituatë qeveria do të vendosë për të ardhmen. Unë personalisht mendoj se përhir të premtimeve që nuk do të shkojnë me Gjukanoviçit, shqiptarët duhet t'ikontrollojnë disa poste të rëndësishme si ministria e Punëve të Jashtme dhe tëBrendshme. Unë kam sugjeruar që Ura të shkojë me pjesën e shëndoshë dhe tëvazhdohet me orientimin euroatlantik.
Ai shtoi se shqiptarët kanë qenë faktor stabilizuesdhe kanë treguar se kanë pjekuri politike.
Vasel Camaj: Shqiptarët kanë qenë faktor stabilizues dhe kanë treguar se kanëpjekuri politike. Shqiptarët kanë vendosur edhe në të mirën e shqiptarëve dhe përstabilitetin në Ballkan. Kjo është parë edhe parë në referendumin e pavarësisë,ku shqiptarët kanë votues pro më shumë se malazezët. Por nën pushtetin eGjukanoviçit, shqiptarët kanë jetuar më keq se sa në komunizëm. Sidomos zona eUlqinit që është kthyer në një shkretëtirë. Shumica kanë emigruar sepse janëgjetur përballë një asimilimi të zbutur.
Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti A. Kurti