Këshilltari për Siguri Kombëtare: Përkushtimi i Hotit dhe Vuçiçit në dialog do të sjellë përfitime për Serbinë dhe Kosovën

Këshilltaripër Siguri Kombëtare amerikane, Robert O’Brien shprehet se mirëpret takiminSerbi-Kosovë në Shtëpinë e Bardhe.

Përmesnjë postimi në Twitter ai shkruan se angazhimi i liderëve të Kosovës dheSerbisë në dialog sjell përfitime për të dyja vendet.

“Mirëpres takimin e nesërm nëShtëpinë e Bardhë me presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Hoti. Këto diskutimetë rëndësishme do të avancojnë paqen përmes bashkëpunimit ekonomik. Përkushtimii të dy liderëve në dialog do të sjellë përfitime për Serbinë dhe Kosovën”,  - shkruan O’Brien.