Lufta e UÇK-së, Ali Ahmeti dëshmon para Gjykatës Speciale
Politikani shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti, dha të mërkurën, 2 shtator, dëshminë e tij para prokurorëve specialë lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve 1998-99.
Seancat dëgjimore me kreun e partisë "BashkimiDemokratik për Integrim" nisën herët në mëngjes në zyrat e EULEX-it nëPrishtinë dhe do zgjatin dy ditë.
Lideri i BDI-së në muajin korrik njoftoi se ai e kishtepranuar ftesën e prokurorisë speciale në Hagë për të zbardhur krimet e luftës nëKosovë si themelues i UÇK-së dhe anëtar i shtabit të përgjithshëm.
"Gjithmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive ... për ta dëshmuar çiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviçit," sqaroi atëkohë Ahmeti.
61-vjeçari mësohet se është ftuar në cilësinë e dëshmitaritpër aktakuzën e ngritur ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhekryetarit të demokratëve kosovarë, Kadri Veseli, dy ish-udhëheqës të lartë tëushtrisë së shkuar.
Zyra e Prokurorit Special njoftoi më 24 qershor se ka njëaktakuzë të pakonfirmuar që akuzon Thaçin, si dhe ish-luftëtarë të tjerë tëUÇK-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ahmeti shërbeu në UÇK për pavarësinë e Kosovës nga Serbia,dhe më pas iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e cila luftoi kundërforcave të sigurisë së Maqedonisë së Veriut gjatë një konflikti të armatosur nëvitin 2001.
Përfundimi i konfliktit me një marrëveshje paqeje u dhashqiptarëve të Maqedonisë më shumë të drejta, ndërsa një vit më pas Ahmeti dheish-liderët e formacionit ushtarak formuan partinë "BDI".
Partia më e madhe etnike shqiptare ka qenë në pushtet medisa qeveri, përfshirë edhe koalicionin e fundit.