Andoni: Gjukanoviç, treni që kërkonte BE. Mali i Zi rrezikon të bëjë hapa pas
"Shqiptarët nuk kanë pasur një status aq të lartë në Maltë Zi por lëshimet e Podgoricës janë ndjerë shumë", thotë analisti BenAndoni.
Për Rtv Ora, Andoni thotë se Gjukanoviç përpos problemevedhe akuzave ndaj tij arriti të krijojë imazh të mirë edhe të shqiptarët.
Andoni: Ajo që ndodhi me komunëne Tuzit, forcimin e Ulqinit. Gjukanoviç arriti të ketë imazh shumë të mirë edhete shqiptarët. Është një figurë shumë e përfolur, me shumë probleme por ka qenë në atë trenin qëka kërkuar BE. Por në aspektin e brendshëm, Mali i Zi ka pasur probleme më të mëdhase Shqipëria dhe Maqedonia. Alternativa reale përballë tij në zgjedhjet efundit ishte alternativa e cila gati do ta cënojë identitetin malazez, do tëjemi dëshmitarë të këtyre ditëve. Do të kthehet ligji për kishën serbe. Nuk ështëçudi të vendosin dhe gjëra të tjera. Por akoma forcat demokratike e kanë njëmundësi.
Por ndërsa Mali i Zi po përgatitet të hapë një kapitull tëri, me opozitën pro-ruse dhe pro-serbe në krye të shtetit pjesë e të cilëve ështëbërë edhe një shqiptar, Andoni ndalet pikërisht te profili i këtij të fundit.
Andoni: Është mirëfilli politikan,ka një ego shumë të madhe, ka shumë qasje me Shqipërinë, ka shumë shqiptarë qëe njohin të cilët kanë vlerësuar elokuencën por pas saj fshihet egoja e madhe përpushtet. Të vetmen gjë parimore që ka thënë është se do të luftojmë shumë që tëmos pranohet ikja e Malit të Zi nga NATO.
Sipas Andonit, ky identitet i ri që duan të krijojnë dhe ku Abazoviçpo u bashkohet për shkak të egos së shfrenuar është një lloj identiteti qëMalin e Zi do ta kthejë hapa pas.
Andoni: Dritani nuk besojse është një kalë Trojë sesa një lloj personazhi i grupit të ri të politikanëveshqiptarë që janë shumë egoisë, që i kemi dhe në Shqipëri dhe në Kosovë, që nuksynojnë parime por vetëm ngritjen e tyre në politikë.
Presidenti malazez Milo Gjukanoviç pranoi sot humbjen ezgjedhjeve dhe akuzoi presidentin serb Vuçiç se po mbështet nacionalizmin serbnë Malin e Zi.
Sipas Gjukanoviç, humbja e partisë së tij në zgjedhjet e fundit parlamentare në Malin e Zi paralajmëron një rikthim të rajonit te konfliktet e vjetra nacionaliste.
Opozita serbe ndërkaq u ka bërë thirrje simpatizantëve të ndalin festimet dhe incidentet në rrugë.
Intervista në studio me gazetarin Xhoi Malësia, përgatiti për online Besjana Kuçana