Krisafi: Rezultati i zgjedhjeve në Malin e Zi surprizues, politika pro serbe ose ruse mund të jetë një problem

Në një intervistë për Ora News, studiuesi LedionKrisafi u shpreh se rezultati i zgjedhjeve në Malin e Zi ishte një surprizë.

Krisafi tha se kishte një pjesëmarrje të madhenë votime dhe se tashmë pas 30 vitesh, Gjukanoviç nuk do të qeverisë më.

Për Krisafin, krahu fitues që është pro serb,mund të sjellë probleme në lidhje me politikën pro perëndimore.

LedionKrisafi: Rezultatii zgjedhjeve në Malin e Zi ishte surprizë pasi shumica e sondazheve tregonin qëGjukanoviç do të fitonte sërish, kjo edhe pse opozita ishte e ndarë. Kishte njëpjesëmarrje të madhe që gjë sipas analistëve shkoi kundër Gjukanoviç. Pas 30vitesh Gjukanoviç humbet pushtetin duke mos bërë qeverinë. Në këto 30 vite aika dituar të luajë kartën proevropiane, përballë një opozite pro ruse dhe proserbe. Kjo ka bërë që BE të mbyllë syrin ndaj pushtetin dhe korrupsionit tëtij. Kjo opozitë edhe pse është pro serbe, tha se është në mbështetje të BE-së.

Në Maline Zi ka fituar serbizmi dhe pas tyre Rusia. Kam përshtypjen që nuk do të ndryshojnëshumë gjëra. Një politikë pro serbe ose pro ruse mund të jetë një problem. Kam përshtypjense në Malin  e Zi ka fituar kishaortodokse serbe. Edhe sondazhet tregojnë se kisha ortodokse është institucionimë i besuar. Opozita ka rritur votat e tyre në mënyrë të madhe. Duke qenë se kapasur këtë ndikim të madh të kishës mendoj se do të ketë ndikim edhe nëqeverisje. Serbia është rikthyer përgjysmë në Mal të Zi.

Krisafi nga ana tjetër tha se shqiptari Dritan Abazoviç bëri një fushatë të mirëdhe mori vota nga të gjitha anët.

Ledion Krisafi: Dritan Abazoviç mendoj se ka bërë një fushatë të mirë, populistë duke tërhequr vota nga të gjitha anët. Fakti që u bashkua me pjesën pro serbe është se ishte kundër Gjukanovic dhe se janë në të njëjtën linjë për integrimin në BE. Nuk besoj se do të ndryshojë gjë në lidhje me NATO-n fitorja në Malin e Zi. Por duhet parë se si do të balancohet kjo gjendje dhe do të shohim se çfarë roli do të luajë partia e Dritan Abazoviç. Opozita duhet se i ka të sigurta votat dhe duhet parë se cfarë do të bëjë në qeverie. Nëse opozita do të tregohet më e mirë për luftimin e korrupsionit dhe në qeverisjen e vendit, mendoj se në zgjedhjet e tjera do të marrë më shumë vota.

Ndërsareferuar çështjes së bisedimeve Kosovë-Serbi, Krisafi theksoi se administratësTrump i leverdis një marrëveshje mes dy shteteve.

LedionKrisafi: Administratës amerikane i intereson që të ketë njëmarrëveshje sa më të shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë, më shumë për interesat eveta, ashtu si me marrëveshjen e Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. AdministratësTump i duhet një fitore e tillë në fushën e politikës së jashtme. Sa i përketpalëve, mendoj se Kosova është më e avantazhuar. Sa më shumë kapituj që të hapëSerbie drejt BE-së, aq më shumë do t'i duhet që të zgjidhë çështjen e Kosovës. Serbiandodhet në një pozitë të vështire dhe i duhet të bëjë një zgjedhje. Serbia dheRusia nuk kanë interes që ta arrijnë shpejt një marrëveshje me Kosovës, ndërsa ShBApo përpiqet që ta mbyllë sa më shpejt një marrëveshje, gjë e cila mund të çojënë çdolloj marrëveshje, që për Kosovën nuk është e pranueshme.

IntervistoiLeftion Peristeri, përgatiti A. Kurti