Pacienti që u hodh nga kati i katërt i Senatoriumit, vjehrri i deputetit të LSI-së
65-vjeçari që gjeti vdekjen mbrëmjen e sotme pasi u hodh ngakatii katërt i spitalit "Shefqet Ndroqi" mësohet se është shtetasi HasanMira nga Fullqeti i Klosit.
Mira është vjehrri i deputetit të LSI-së Gjetan Gjetani, icili më herët ka qenë deputet i PS për Kurbinin por u përjashtua nga grupiparlamentar socialist.
Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 20:00.
"Dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitalishtetasi H.M., 65 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën” njoftoi policia.
Ai ishte shtruar në këtë spital prej dy ditësh pas infektimit nga koronavirusi.
Pacienti ishte në gjendje të rëndë por jo i intubuar.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
LEXO EDHE:
E rëndë: Tjetër pacient me Covid vdes duke u hedhur nga kati i 4-t i “Shefqet Ndroqi”
Dy ngjarjet fatale te Spitali Covid 2, mjekët shpjegojnë arsyen pse ndodhin vetëvrasjet