Brataj shpjegon pse u rritën infektimet dhe vdekjet: Të mos neglizhohen masat, do ia dalim!

Keminevojë për lajme të mira! Kështu shkruan në Facebook kreu i Urgjencës Kombëtare,Skënder Brataj.

Bratajshkruan se ka paralajmëruar për rritje të numrit të të infektuarve dhevdekjeve.

"Kam deklaruar disa herë gjatëmuajit korrik dhe gusht se do të kishte rritje të numrit të të infektuarve, tëtë sëmurëve dhe vdekjeve gjë e cila tregoi dhe vërtetoi atë që thashë sidomosgjatë dy muajve të fundit. Po ashtu kam deklaruar se detyrimi i maskës nëambientet e mbyllura dhe në transportin publik, respektimi i rregullave tëdistancës fizike, dhe mos lejimi i shkeljes së këtyre rregullave, do tëndikonte në uljen e infeksionit! Masat ndikuan!

Rritja maksimale e infeksionit kapasur një ecuri tipike sipas datave të hapjes së lirimit të masave. Data efundit ishte transporti publik, ajo e 17 korrikut. Në javën e tretë pas hapjespati një rritje të të infektuarve duke arritur maksimumin në fundin e javës sëkatërt, tipike e sjelljes së virusit. Infektimi ka qenë në masën 20.6% në muajtkorrik dhe gusht por me një pik rreth 30.03 %. Po ashtu vdekshmëria është rreth3.1%. Pra nuk ka pasur rritje të vdekshmërisë. Kjo tregon se argesiviteti ivirusit nuk është i njëjtë me muajt mars-prill."

Bratajshprehet se numri i të infektuarve edhe pse u rritën kapacitetet e testimit kapasur një maksimum deri në 178 të infektuar në ditë.

"Numri i të infektuarve edhe pseu rritën kapacitetet e testimit ka pasur një maksimum deri në 178 të infektuarnë ditë dhe vazhdon të jetë më pak se 200! Pra nuk është 1.000-2.000 në ditë! Ështëulur numri i thirrjeve për Covid -19 në këtë periudhë. Është ulur numri iskedave të persona me shenja dhe simptoma për tampon. Është ulur numri ivizitave në përgjithësi dhe për Covid në banesë.

Jam shprehur disa herë në lidhje metemperaturat e larta dhe ndikimin e saj në mbijetesën e virusit! Ka pasur dheka kritikë që janë gati çdo thënje të ta kujtojnë dhe interpretojnë sipasdëshirës, ta shtrembërojnë informacionin e kështu me radhë. Mjekësia është njëshkencë dinamike që ndryshon shumë shpejt, por parimet bazë nuk ndryshojnë.Dihet që viruset janë të ndjeshëm karshi temperaturave të larta, por besoj qëedhe ky virus nuk mund të jetë shumë më ndryshe të tjerët!"

Bratajsqaron se çfarë ka ndikuar në krijimin e kësaj situate.

"Qëndrimi në ambientet e hapuranuk lejon rritjen e përqindjes së virusit. Sipas meje temperatura e lartë luannjë rol të madh në uljen e mbijetesës së këtij virusi dhe uljen e agresivitetittë tij. Ventilimi sidomos në zonat bregdetare ka qenë i rëndësishëm. Jam ikësaj ideje sepse po të kemi parasysh lëvizjen e madhe të njerëzve në këto tremuaj nga Tirana, qytete të tjera, Kosova dhe Maqedonia drejt qytetevebregdetare si: Saranda, Himara, Dhërmiu, Vlora, Durrësi, Lezha, Velipoja etjer, numri i të infektuarve, të sëmurëve, të vdekjeve duhet të ishte shumë mëi madh sesa numri i të infektuarave në Tiranë, apo Kosovë! Pra edhe pse kapasur një numër shumë të lartë të infektuarish dhe bartës të virusit të ardhurnë këto zona, nuk kemi rritje të infektuarish, të sëmurësh apo rritje të numrittë vdekjeve në këto qytete."

Bratajthekson se në këtë periudhë ka shumë të infektuar pa shenja dhe simptoma, oseme shenja të lehta për dy-tre ditë.

"Në këtë periudhë ka shumë tëinfektuar pa shenja dhe simptoma, siç kemi thënë edhe më pare, ose shenja tëlehta për dy-tre ditë. Aparati respirator është më i godituri nga kjo sëmundje.Sëmundja Covid-19 ka ndryshuar mënyrën e shfaqjes së saj, nuk është agresive sinë fazën e parë. Kjo duket edhe nga dy qëndrimet që mbajtën shtete të ndryshmenë fillim të Pandemisë. Ato që u mbyllën patën dhe kanë më pak vdekje. Ato qënuk bën mbyllje patën dhe kanë një numër më të madh vdekjesh dhe kjo lidhet meagresivitetin e virusit e cila është më e madhe në fazën e parë të infeksionit,asaj të Mars-Prillit.

Edhe kjo është tipike e të gjithaviruseve në përgjithësi, të cilët janë agresiv dhe shkaktojnë një infektim dhepërkeqësim të sëmundjeve të tjera dhe vdekshmëri më të lartë në fazën e parëdhe më pak virulent në fundin e sezonit. Ndërsa numri i të infektuarve në këtëmoment nuk ka diferencë të madhe midis këtyre shteteve dhe zgjedhjeve të tyre!Pra përgjigja fillestare ndikoi shumë në numrin e vdekjeve! Imunizimi i tufësmidis vendeve që u mbyllë dhe atyre që nuk u mbyllën është i pa përfillshëm!"

Bratajpërfundon duke thënë se edhe ky virus do ta ketë një fund dhe se duhenrespektuar të gjitha masat mbrojtëse.

"Sars/Cov2 është pjesë efamiljes së viruseve dhe sado i ndryshëm që të jetë do ti nënshtrohetrregullave të natyrës.  Nuk ka infeksionviral që nuk ka një fillim dhe një fund!  Nuk duhet të neglizhojmë në këtë periudhë pasifillojnë shkollat, ulen temperaturat, rriten kontaktet nëpër lokale të mbyllurae të tjera. Për këtë arsye, mbaj maskën në ambientet e mbyllura, ruaj distancënfizike, respekto rregullat e higjienës, mos lejo të tjerët ti shkelin ato. Sëbashku do ja dalim!"