Përmes një postimi në facebook, profesori i gazetari Zylyftar Bregu ka reaguar në lidhje me pacientin me Covid-19 që vrau veten te spitali “Shefqet Ndroqi”.

Ai shkruan se edhe pak ditë më parë kishte një vetëvrasje te “Shefqet Ndroqi”, ndërkohë që flet për dhjetëra denoncime për trajtim çnjerëzor.

Ai u bën apel medieve që të monitorojnë pavijonet që kanë kthyer sipas tij, si burgje të sigurisë së lartë.

Bregu: Cpo ndodh ne spitalet me te prekurit nga Covidi? Para pak minutash nje tjetër pacient u hodh nga dhomat e spitali Shefqet Ndroqi (sanatoriumi), aty ku edhe para pak ditesh u hodh nje tjeter.  Nderkohe ne kohen mes ketyre dy ngjarjeve, dhjetra denoncime per trajtim cnjerezor te te prekurve me covid, me shume denoncime për mungese informacioni, e shume te tjera. Askush nuk e ka vene ujin ne zjarr te shohe, ne keto pavione.

Madje dhe media e ka zhvendosur kameran nga pavionet me te infektuar. Prandaj, duke pare natyren e denoncimeve, është luks te presësh reflektim nga autoritetet. Apeli shkon per mediat. “Monitoroni” me shume pavionet qe Janë kthyer ne burgje te sigurise se larte, Janë kthyer ne pavione qe administrojne vdekjen, jo ne cerdhe ku luftohet për te jetuar.