Dy ngjarjet fatale te Spitali Covid 2, mjekët shpjegojnë arsyen pse ndodhin vetëvrasjet

Spitali "Shefqet Ndroqi" i njohur si Senatoriumi përmasën e gjerë të popullësisë dhe tashmë së fundmi si spitali Covid 2, u tronditnë harkun kohor të pak ditëve nga dy ngjarje tragjike.

Fillimisht në gusht i dha fund jetës duke u hedhur nga godina e spitalit një 29-vjeçar me koronavirus dhe mbrëmjen e sotme një 65-vjeçar, që merrte trajtim prej dy ditësh për Covid 19 u hodh nga kati i katërt duke gjetur vdekjen.

Sipas mjekëve, Covid-19 shkakton haluçinacione te pacientëtpër shkak të nivelit të ulet të oksigjenit në tru, çka mund të çojë në aktevetëvrasjeje.

Ndërkohë grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes së rëndë të shënuar mbrëmjen e sotme, 2 shtator.

E rëndë: Tjetër pacient me Covid vdes duke u hedhur nga kati i 4-t i “Shefqet Ndroqi”