Paralajmërimi i Ramës për kandidatët e PS-së, Balliu: I gatshëm që të bëjë kurban për të shpëtuar veten

KryeministriEdi Rama bëri të ditur objektivin e tij për të marrë një mandat të tretë nëzgjedhjet e 2021. Gjatë një takimi në Elbasan ditën e djeshme (1 shtator) ai emëroidrejtuesit politik në qarqe teksa u bëri thirrje dhe kandidatëve të partisë qënuk e kanë të sigurt një vend në lista.

PërFahri Balliun, kjo është një strategji e kryeministrit Rama brenda partisë sëtij vetëm që të forcojë pushtetin e vet.

Nënjë intervistë për RTV Ora, Balliu thotë se Rama është i gatshëm që të bëjë "kurban"politikë vetëm që të shpëtojë nga verdikti i votës së lirë të qytetarëve.

Balliu:Guximi i Ramës për të kërkuar një mandattë tretë është një ngjarje dramatike që dëshmon dhe njëherë se sa e sëmurë ështëshoqëria dhe politika shqiptare. Një njeri që nuk ka mbajtur asnjë premtim dhee ka zhytur vendin në një krizë financiare me maskaradën e tenderave sekretëdhe me lidhjet e ngushta me krimin ai synon që të flasë për mandatin e tretë.Kjo varet dhe nga kushtet psiqike të tij. Mendoj se do të përpiqet të shpëtojëçtë mundi nga kjo përmbytje që ka shkaktuar në vend. Është i pandryshueshëm nëvazhdimin e krimit qeverisës. Ai heq Dakon nga Durrësi se ka dalë në një dosjedhe mban Damianin që është në një dosje tjetër. Këtu nuk kemi të bëjmë mekritere për të korigjuar atë që tha Yuri Kim. Kemi të bëjmë me një lojë të tillëqë e ka filluar me të njëjtat parametra duke kontaktuar me kriminelë vetëm qët'i shpëtojë verdiktit masiv të votës, ai do bëjë me dhjetra kurthe politike tëbrendshme në drejtim të sulmit të Kodit Zgjedhor vetëm që të mbajë të mbylluratë parti.    

Mebatutë Balliu thotë se sado që Rama të kritikojë deputetët e tij, ai këtë miellka dhe të njëjtin "brum" të hidhur do tu servirë shqiptarëve.

Balliu:Kjo është loja për të forcuar pushtetin etij brenda. Ky kënaq naivët me idenë se po kritikon deputetët e vetë. Aty kunuk gjen vullnet që t'i bashkohet parasë së paligjshme, ky bën goditje tësinqerta në mënyrë që të ketë një besim më të madh. Ky këta njerëz ka dhe me këtëmiell do të gatuajë një brum që do të servirë popullit do të jetë e hidhur. Dojetë brumi i varfërisë dhe i dështimit total të premtimeve që bënte. Mjekësiafalas është drama aq e madhe sa as Shekspiri nuk ja del dot.

Intervistanë studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti Endi Mullaj