Pesë sigurimsa në polici, priten dhe dy emrat e tjerë

Një ditë pas ministri i brendshëm Sandër Lleshaj doli nëmbrojtje të drejtorëve të policisë që kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit,sindikata e policisë e quan vijimësinë e procesit të Vettingut si një proces pavlerë pasi ligji nuk duhet të funksionojë me disa standarde, por duhet tëzbatohet për gjithë personat që kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit. Deri mëtani janë bërë publikë emrat e 3 zyrtarëve pjesë e sigurimit, ndërsa priten dheemrat e dy të tjerëve.

Njëditë pas deklaratës së ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj i cili doli nëmbrojtje drejtuesve të policisë që kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit paraviteve 90’, Sindikata e Policisë e konsideron të pavlerë vijimin e procesit të Vettingut.

SadetinFishta për Ora News thotë se përgjegjësi për konfirmimin ne detyrëish-sigurimsave ka komisioni i jashtëm i vlerësimit, i cili pas ndryshimeve ligjoreështë në varësi të ministrisë së brendshme.

"Përgjegjësia i bie drejtpërdrejt komisionit tëVettingut, i cili përbehet nga 3 anëtarë dhe ata mbajnë gjithë peshën për çdo persontë kaluar në proces."

Deri nëkëtë fazë të Vettingut në radhët e bluve, janë verifikuar 78 kandidatë, nga tëcilët 5 figurojnë me dokumente. Verifikimi i dosjeve ishte ndërprerë për tërifilluar pak ditë më parë kur hynë në fuqi ndryshimet e reja të ligjit përdosjet e sigurimit.

Deri mëtani janë bërë publike emrat e 3 drejtorëve, ndërsa pritet që të publikohen dheemrat e 2 drejtorëve të tjerë.

SipasFishtës, ligji nuk duhet të funksionojë me disa standarde, dhe të zbatohet përgjithë personat që kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit.

"Kur nuk është në përputhje me ligjin automatikishtduhet të ndërhyhet për të vendosur autoritetin e ligjit."

Fishtashprehet se kontrolli i punonjësve të policisë është zhvlerësuar që në momentinqë komisioni i jashtëm i vlerësimit është barazuar me rolin e SHÇBA-së, duke qenëse gjatë kësaj periudhe ka kryer vetëm verifikime sipërfaqësore.

"Komisioni i Vettingut është kthyer njëjtë me njëkontroll të shërbimit të brendshëm, po thuajse dublojnë njëri-tjetrin në këtëdetyrë dhe nuk ka ndonjë funksion të veçantë."

Procesii Vettingut në policisë ka ndryshuar 3 herë, ndërsa kanë kaluar dhe afat eparashikuara në nisje të procesit për vlerësimin e punonjësve të policisë.

Deri më tani kanë kaluar në filtër 22 punonjës, 1 prej të cilëve është përjashtuar nga policia, 2 janë dorëhequr dhe 19 të konfirmuar në detyrë.

Lexo edhe: Gjovalin Loka ish-sigurims, Lleshaj: Mbaj unë përgjegjësi për emërimin e tij

Lexo edhe: Balliu sfidon “sigurimsat” në polici: Të më vërtetojnë të kundërtën