Rrugët e Tiranës në mëshirë të fatit
Banorët në rrugën ‘’Abedin Çiçi’’ akuzojnë krzebashkiakun Veliaj se i ka mashtruar. Ato thonë që Veliaj u premtoi në kohë fushate për asfaltimin e rrugës por pasi mori votat nuk është kujtuar më.
Rrugët e lëna në mëshirë të fatit janë evidentepothuajse në çdo aks kryesor.
Rruga Abedin Çiçi është një tjetër aks problematikndërsa qytetarët sprehin shqetësimin për mungesën e infrastrukturës.
''Është e padureushme. Të hapësh dyer e dritare aty është skandaloze. Këtu bëhen edhe aksidente. Ne nadel gjumi në 5 të mëngjesit se kërcet makina. Ata presin që kur të vijë dita e votimeve, të vijnë e t’i hedhin dy karroca asfalt, për t’i mbush mendjen kësaj lagjeje. Mos të hedhin një dorë asfalt kur kanë hallin e tyre për votën, por të bëjnë punën e tyre. Qytetarët i paguajnë taksat.''
Vec kësaj, problem për to janë edhe pusetat buzërrugës.
‘’Ka 20 vjet shiko rrugë, pusetat, trotuaret. Sikur nga 1 pusetë në ditë të kishin vënë, 7 vjet që ka në pushtet, kishin mbaruar pusetat.''
Mungesa e trotuarëve është një tjetër shqetësim.Akuzat shkojnë direkt për kryebashkiakun Veliaj i cili për to kujtohet vetëm nëkohë fushate.
‘’Lali Eri do të mbjellë ndonjë pemë, të bëjë ndonjë gallate, bën sikur i ka rënë koronavirusi.Atë se gjen shejtani me dreqin, shitës fiqsh ka qenë. Për kaq rrugë. Premtojnë, por kur vijnë zgjedhjet hedhin dy karroca asfalt. S’kanë për të marrë vota nga kjo lagje. Lali Eri ka mashtruar.’’
Të shumta janë dhe automjetet që kalojnë në këtë aksrrugor të cilët njësoj si banorët e zonës kërkojnë asfaltimin e rrugës.