“E bukura e Adriatikut” kroçera e parë me turistë në Durrës që nga koha e pandemisë
“E bukura e Adriatikut” është kroçera e parë që sjellturistë në Shqipëri që prej fillimit të pandemisë.
Në anijen turistike udhëtojnë 44 francezë, të cilët gjatë qëndrimit në vendin tonë vizituan disa nga destinacionet e turizmit kulturor.
“La Belle De L’Adriatique”, e cila prej disa vitesh është bërë pjesë e guidave turistike detare, mbërriti mëngjesin e së mërkurës në Portin e Durrësit.
Anija turistike me gjatësi 110 metër u ankorua në molin 5 tëportit.
Në bordin e saj, sipas të dhënave udhëtojnë 44 turistëfrancezë, të cilët për disa orë vizituan disa destinacione turistike.
Një pjesë e turistëve udhëtuan drejt Krujës, Beratit dheTiranës, ku do të vizitojnë qendrat historike dhe muzeale.
Të tjerë qëndruan në Durrës për të vizituar MuzeunArkeologjik të qytetit si dhe Amfiteatrin Antik.
Autoriteti Portual, përmes një njoftimi tha se janë marrëmasa që i gjithë turi i turistëve francezë të zhvillohet në zbatim tëprotokolleve kundër koronavirusit.