Koronavirusi në Shqipëri, rriten shifrat, 133 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orë

Katërqytetarë nuk kanë arritur ta fitojnë luftën me pandeminë, ndërsa sipas task-forcës në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv 133 persona. Edhe pse sipasMinistrisë së Shëndetësisë situata është e qëndrueshme, në 2 spitalet Covid pomarrin shërbim spitalor 180 pacientë.

Në ndryshim nga fundjava, numri i të infektuarve mekoronavirus në Shqipëri është rritur sërish.

Në 24 orët e fundit u kryen 820 testime prej të cilave 133persona rezultuan pozitivë.

Fatkeqësisht, 4 persona të tjerë kanë humbur betejën me koronavirusin.

Tëinfektuar - Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonëjanë kryer 820 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe133 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Shpërndarjagjeografike e rasteve pozitive ditore është - 68 raste nëTiranë, 10 në Elbasan, 9 në Durrës, 7 në Lezhë, 6 në Berat, nga 5 raste nëKrujë, Fier, 4 në Korçë, nga 3 raste në Kukës, Gjirokastër, nga 2 raste nëKurbin, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Devoll,Pogradec.

Tëshëruar - 75 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, dukee çuar numrin e të shëruarve në 5214, që nga fillimi i epidemisë.

Tështruar - Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "ShefqetNdroqi" po trajtohen 180 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar. 

Ju informojmë se në dy spitalet COVID janëgjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 45 qytetarë të cilët kanë qenëpozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrintrajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Viktima- Pavarësishtpërpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituardot betejën me sëmundjen; një 56 vjeçar nga Tirana, një 70 vjeçare ngaElbasani, një 77 vjeçar nga Durrësi, një 87 vjeçar nga Fieri. I shprehimngushëllimet familjarëve.

Apelii Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale jubën thirrje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment.

Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskëndetyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, të kujdesenpër higjienën personale.

Bizneset dhe institucionet publike duhet të zbatojnëme përpikmëri protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin eqytetarëve.

Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 dhekeni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj tëfamiljes.

COVID-19– Statistika (31 Gusht 2020)

Testime totale              62837

Raste pozitive                         9513

Raste të shëruara         5214

Raste Aktive               4015

Humbje jete 284 (Qarku Tiranë 133, Durrës 40,Shkodër 36, Elbasan 16, Fier 14, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 5,Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarjagjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              2092

Durrës                         530

Shkodër                       284

Lezhë              199

Korçë              178

Elbasan                        159

Fier                              144

Kukës              131

Vlorë               126

Berat               83

Dibër               52

Gjirokastër     37