Maqedoni e Veriut, rënie drastike e rasteve të reja me Covid, 11 të infektuar në 24 orë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2020, 15:05
Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua ulje e madhe e personave të infektuar me koronavirusnë 24 orët e fundit.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga testimi i 450 mostrave, me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, janë diagnostikuar vetëm 11 persona - shifër kjo më e ulëta në pesë muajt e fundit.
Edhe të dielën u regjistruan 39 të infektuar nga 817 teste.
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë njoftojnë edhe për tri viktima nga koronavirusi, me të cilat numri i përgjithshëm i tyre arrin në 603.
Deri tani, në Maqedoninë e Veriut janë testuar gjithsej 148,269 persona; prej tyre, 14,341 janë diagnostikuar me COVID-19, 11,157 janë shëruar, ndërsa raste aktive mbeten edhe 2,581.