Mali i Zi zgjedh parlamentin, Shqiptarët me 2 koalicione, "Lista Shqiptare" dhe "Bashkë një zë"
Mehapjen e qendrave të votimit në orën 7, në Mal të Zi ka nisur gara zgjedhorepër 81 mandatet parlamentare. Zgjedhjet janë duke u mbajtur nën tensione tëlarta politike dhe nën rrezikun që paraqet pandemia e koronavirusit.
Mali i Zi po zhvillon zgjedhjet parlamentare nënjë atmosferë të tensionuar politike që ka vënë përballë bllokun promalazez dheatë proserb.
Në orën 7 të mëngjesit u hapën qendrat evotimit për 540 mijë qytetarët me të drejtë vote të cilët do të përcaktojnëfatin e 81 karrigeve të Kuvendit.
Partia Demokratike e Socialistëve epresidentit dhe ish-kryeministrit Milo Gjukanoviç synon fitoren e 11-të pas tridekadave në pushtet.
Ndërsa PDS-ja i quan zgjedhjet vendimtare përmbrojtjen e sovranitetit të Malit të Zi nga nacionalizmi serb dhe kishaortodokse, opozita serbe kërkon t'i japë fund asaj që e quan "diktaturë30-vjeçare".
Për votat e qytetarëve po luftojnë 6koalicione dhe pesë parti politike, mes tyre edhe minoriteti shqiptar, aiboshnjak dhe kroat.
Sipas anketimeve, PDS-ja e presidentitGjukanoviç ashtu si dhe opozita nuk sigurojnë dot më shumë se gjysmën embështetësve, ndaj për fitoren e partisë qeverisëse rol ndihmës do të luajnëpartnerët tradicionalë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kërkoipopullit të Malit të Zi këtë javë të mbështesë socialdemokratët dhe ListënShqiptare partnere të koalicioni.
Mbështetjen për Listën Shqiptare e kërkoi edhepresidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
Shqiptarët përfaqësohen nga dy koalicione, ngaLista shqiptare dhe nga koalicioni "Bashkë një Zë", që me programin etij politik synon përfaqësimin proporcional në nivel shtetëror në Mal të Zi.
Zgjedhjet e së dielës po monitorohen nga mbi 2mijë vëzhgues vendës dhe të huaj dhe po mbahen nën rregullat antikovid medetyrimin për maskat, distancat dhe higjienën.
Qendrat e votimit pritet të qëndrojnë hapurderi në orën 8 të mbrëmjes ndërsa për personat në spital të prekur nga pandemiae koronavirusit të ri, votimi do mundësohet nëpërmjet postës.