Votohet Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, shqiptarët me 6 ministri

Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut ka marrë votat e parlamentit për të udhëhequr vendin nën drejtimin e kryeministrit Zoran Zaev. Partia e tij, LSDM-ja do të mbajë 9 nga 15 postet ministrore, ndërsa 6 do u takojnë partive shqiptare, krahas dy zëvendëskryeministrave.

Parlamenti iMaqedonisë së Veriut ka votëbesuar qeverinë e re, duke i dhënë socialdemokratitZoran Zaev mundësinë të udhëheqë politikat e vendit për katër vitet e ardhshme.

Përbërja ekabinetit dhe programi i ri i qeverisës morën të dielën para mesnatës 62 votapro dhe 51 kundër.

Në qeverinëe re, "LSDM"-ja e Zaevit ka 11 anëtarë, "Bashkimi Demokratik përIntegrim" i Ali Ahmetit, 6 dikastere ministrore, ndërsa partitë ekoalicionit, "Besa" dhe "Partia Liberal-Demokratike", kanësecila nga një post ministror.

Në konferencënpër shtyp, 45-vjeçari Zaev u shpreh se qeveria e re ka disa prioritetefillestare, ndërsa afatgjatë mbetet perspektiva europiane dhe konsolidimi ibashkëjetesës ndëretnike.

"Do tëangazhohemi për ndërtimin e shtetit demokratik, përballjen me pandeminë,ngritjen e ekonomisë. Do të luftojmë fuqishëm krimin dhe korrupsionin dhe përnjë gjyqësor të pavarur. Na pret një periudhë në të cilën si shtet ne më shumëdo të marrim, sesa do të japim."

Debati dyditor në Kuvend për votimin e qeverisë u karakterizua nga shkëmbime të ashpraverbale mes deputetëve të pozitës dhe opozitës vendëse.

Ndërsapakica shqiptare nuk la pa kritikuar kolegët e vet nga BDI-ja e Ahmetit, duke iakuzuar se manipuluan elektoratin se dëshironin patjetër një kryeministërshqiptar, kërkesë që nuk pritet të përmbushet veçse në 100 ditët e fundit tëmandatit katërvjeçar.

Shumicaaktuale në Maqedoninë Veriore numëron 62 nga 120 deputetët e mundshëm dhe ështëfajësuar se po tenton të blejë parlamentarë opozitarë për të rritur numrat ebrishtë.

Të hënënparadite, kryeministri teknik Oliver Spasovski, i dorëzoi mandatinkryeqeveritarit të ri, Zaev, duke u rikthyer edhe një herë në postin emëparshëm si ministër i Punëve të Brendshme.

SocialdemokratiZaev dha dorëheqjen në janar pas dy viteve e gjysmë në pushtet pasi nuk arrititë përmbushë premtimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në nëtetor 2019.

Pas procesitelektoral të shtyrë prej pandemisë së koronavirusit, më 15 korrik zgjedhjet eparakohshme i nxorën socialdemokratët e tij fitues me shumicën e votave në rangkoalicioni.

Shqiptaret ne qeveri

Zëvendëskryeministër i parë dhe njëherësh ministër i Sistemit Politik pritet të emërohet Artan Grubi.

Me Ministrinë e Punëve të Jashtme do ta udhëheqë Bujar Osmani, ndërsa Fatmir Besimi me Ministrinë e Financave.

Ministër i Ekologjisë është caktuar Naser Nuredini

Minister i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike, prite të jetë Jeton Shaqiri.


Ministrat e Maqedonise se Veriut

Nga partitë shqiptare, post ministror do të ketë edhe Lëvizja Besa. Arjanit Hoxha nga kjo parti do të emërohet ministër i Bujqësisë.

Ministria e Brendshme do të udhëheqë Oliver Spaskovski
Radmilla Sheqerinska do të jetë ministre e Mbrojtjes,
Jagoda Shahpaska ministre e Punës dhe Politikës Sociale,
Milla Carevska do të udhëheqë Ministrinë e Arsimit,
Bojan Mariçiq do të jetë ministër i Drejtësisë,
Goran Milevski, ministër i Pushtetit Lokal,
Bllagoj Bocvarski i Transportit,
Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
Irena Stefoska ministre e Kulturës.