Emina Cunmulaj kthehet në vendlindje për të votuar, 22 orë udhëtim nga USA për në Mal të Zi

Modelja e njohur shqiptare, një nga figurat më të dashura për audiencën shqiptare është rikthyer sot në vendlindje.

Arsyeja janë votimet, pasi në Mal të Zi po mbahen Zgjedhjet Parlamentare, ngjarje të cilën Cunmulaj e ka parë me rendësi për të udhëtuar 22 orë nga Amerika për në vendlindje, për të hedhur votën e saj.

Në një prononcim për mediat, Cunmulaj shprehet:

“22 orë me aeroplan ama kemi mbërri. Unë jam shqiptare e Malit të Zi, dua që të gjithë shqiptarët e Malit të Zi të mburren që janë shqiptarët e Malit të Zi. Të bashkohena me njani tjetrin“- thotë ndër të tjera Emina.

https://www.instagram.com/p/CEhekppAG4_/