Zgjedhjet në Mal të Zi: Në pikëpyetje udhëheqja e partisë së Gjukanoviqit, shqiptarët dy deputetë
Kur janë numëruar 96% e votave, Partia Demokratike e Socialistëve në Mal të Zi e cila udhëhiqet nga presidenti pro-perëndimor i këtij vendi, Milo Gjukanoviq, përballet me mundësinë e humbjes në zgjedhje.
Shanset për të fituar pushtetin i kanë partitë opozitare që i lidh nacionalizmi serb dhe orientimi pro-rus.
Dallimi midis dy forcave që kanë marrë vendet e para në zgjedhje është aq i vogël, saqë një votë në përbërjen e ardhshme parlamentare mund të sjellë shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë.
Beteja vazhdon- “Bejeta për të fituar shumicën në parlament vazhdon, dhe më pas do të presim rezultatet e KQZ-së” tha Gjukanoviç. Do të presim të shohim se kush do ta ketë atë votën e 41-të”, tha Gjukanoviq, për të shtuar se partia e tij do të mbetet luftëtare e palëkundur për të ardhmen evropiane të Malit të Zi.
Opozita malazeze- Gjukanoviç tha se do tentojë shumicën me ndihmën e partnerëve tradicionalë Ndërsa kryeopozitari i koalicionit "Për ardhmërinë e Malit të Zi", Zdravko Krivokapic, e konsideroi fitoren çështje të mbyllur.
"Popull malazez, liria na erdhi! Të mirat u vijnë atyre që presin, dhe pas 31 vitesh pushteti absolut, kjo ndodhi. Arsyeja është një: kush godet Zotin dhe Shën Vasilin e Ostrogut do marrë ndëshkimin që meriton."
Shqiptaret me dy deputete - Nderkohë shqiptarët kanë marrë 2 deputetë.
Lista Shqiptare mori 1.6 për qind të votave, duke fituar një mandat, po ashtu edhe Koalicioni Shqiptar siguroi 1.1 për qind të votave, duke u përfaqësuar me një tjetër deputet.
