Gjukanoviç para mbështetësve: Kemi fituar 40 mandate
Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç tha se Partia e tij Demokratike e Socialistëve ka 40 deputetë në parlamentin malazez me partnerët e tyre tradicional, duke shtuar se votat janë ende duke u numëruar.
"Përpjekja për një shumicë në parlament po vazhdon, dhe atëherë ne do të presim për rezultatet e Komisionit Shtetëror Zgjedhor," tha Gjukanovic para mbështetësve të tij.
Deri më tani janë numëruar 96% e votave dhe Partia e Gjukanoviç ka fituar ka fituar 35.1 përqind të votave të hedhura, ose 30 vende në parlamentin me 81 vende të Malit të Zi.
Aleanca për të Ardhmen e Malit të Zi fitoi 32.6 përqind të votave, ose 27 vende. Një koalicion tjetër i opozitës, “Paqja është Kombi ynë”, fitoi 12.5 përqind të votave, ose 10 mandate.
Ndërkohë, shqiptarët kanë siguruar dy deputetë, me nga 1 deputet secili koalicion.
Lexo edhe: Gjukanoviç fiton shumicën e vendeve në parlament, shqiptarët me 2 deputetë