Maqedonia e Veriut drejt shërimit nga Covid, në Kosovë 8 viktima dhe 119 raste të reja
Maqedonia e Veriut të dielën ka regjistruar numrin më të vogël të të infektuarve me koronavirus që nga muaji prill.
Ngatestimi i 817 mostrave, me COVID-19 janë diagnostikuar 39 persona ndërsa katërpersona e kanë humbur jetën, dy nga Kumanova të moshës 43 dhe 66 vjeç dhe dynga Shkupi të moshës 71 dhe 77 vjeç, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurveka arritur në 600.
Sipasraportit të Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani janë testuar 147.819 persona,prej tyre 14.330 janë diagnostikuar me COVID-19, 11.062 janë shëruar ndërsaaktivë janë 2.668 persona.
Ministrii Shëndetësisë, Venko Filipçe ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masatpasi vetëm kështu, siç ka thënë, institucionet do të arrijnë me sukses tëpërballen me pandeminë.
Filipçeedhe në qeverinë e re do të drejtojë dikasterin e shëndetësisë andaj në njëshkrim të publikuar në Facebook ka thënë se fokus kryesor i qeverisë së re dotë jetë shëndetësia dhe përballja me koronavirusin.
“Në mandatin e kaluar,forcuam besimin dhe treguam se çfarë do të thotë të kemi institucion të fortënë shërbim të qytetarëve. Në mandatin e ri, na pret një vjeshtë me sfida tëreja lidhur me COVID-19. Unë besoj se së bashku do të kapërcejmë krizën shëndetësore.Në katër vitet e ardhshme, ne do të vazhdojmë të përmirësojmë kushtet nëobjektet shëndetësore dhe të rrisim pagat e personelit mjekësor”, ka theksuarFilipçe, i bindur se së bashku me qytetarët do të arrihet që me sukses tëkapërcehet kriza me koronavirusin.
Përpërballje me fluks të ri të të infektuarve në vjeshtë, institucionet kanëpërgaditur 16 qendra rajonale për trajtimin e të infektuarve ndërsa janëfurnizuar edhe me terapinë e nevojshme për të sëmurët.
NdërkohëKosova këtë të dielë regjistroi 8 viktima dhe 119 raste pozitive me koronavirus.
Qënga përhapja e virusit në muajin mars në Kosovë, numri total i rasteve pozitiveka shkuar në 13.334 ndërsa 516 persona kanë humbur jetën.
IKSHPK-janjoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 118 pacientë derisa numri ipërgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.473 raste, kurse numrii rasteve aktive është 3.345.
Kosovaka gjithsej 700 shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe nëspitalet rajonale. Deri të premten, mbi 400 persona kanë qenë të hospitalizuarnë këto institucione shëndetësore.