Shqiptarët kërkojnë mandate në Mal të Zi: Synojmë dy deputetë por edhe i treti i mirëseardhur

Mali i Zi mbajti sot zgjedhjet e 11-ta që nga hyrja e sistemit shumëpartiak. Profesor Doktor Martin Berishaj, ligjërues në Universitetin e Lubjanës dhe atë të Prishtinës tha se pjesëmarrja në votime ka qenë e lartë.

Për Rtv Ora, Berishaj tha se Gjykanoviç pas 31 vitesh nëpushtet duhet të përmbushë detyrën e shtëpisë për anëtarësimin e vendit në BE.

Berishaj: Janë zgjedhjete 11 parlamentare në Mal të Zi që prej hyrjes së pluralizmit. Zgjedhjet kanëshkuar mirë dhe pa eksese që do ti stigmatizonin. Shqiptarët në Mal të Zi janënë dy lista zgjedhore, Lista Shqiptare dhe Bashkë nji za. Shqiptarët gjithmonë edhepërtojnë të dalin në zgjedhje por sot ka ndodhur një gjë interesante. Partitëopozitare kanë dalë që në fillim të hapjes së kutive të votimit dhe ështëkrijuar përshtypja se do të jenë zgjedhjet më të frekuentuara, me pjesëmarrje73.4%. Gjukanoviç pas 31 vitesh që udhëheq Malin e Zi duhet të përfundojë detyrëne shtëpisë që ka, anëtarësimin në BE. Është me rëndësi si do të numërohenvotat, problemi në Ballkan nuk është kush voton, por kush i numëron ato. Ne silistë shqiptare kemi të angazhuar 1289 komisionerë në të gjitha vendvotimet kuka votues shqiptarë. Në Malësi të Madhe, rrethi i Tuzit ku janë 12480 votues kaqenë dalje e mjaftueshme. Në orën 21:00 parashikohen rezultatet preliminare. Siparti shqiptare parashikojmë marrjen e dy deputetëve, ka një ligj diskriminues.

Shqiptarët garuan me dy lista dhe Berishaj mohoi zërat për përçarje.Lista Shqiptare pretendon dy deputetë ndërsa shton se i mirëseardhur është dhedeputeti i tretë nga Bashkë nji za në parlamentin malazez 81 vendësh.

Berishaj: Lista Shqiptarei ka përmbledh të gjitha partitë, është hera e parë që shqiptarët dalin me njëlistë të gjithë atij rripit ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi. Nuk janë të përçarëshqiptarët në Mal të Zi. Asnjë nuk ka luftuar kundër njëra-tjetrës. Lista Shqiptarepritet të shkojë me dy deputetë. Jemi duke pritur nëse do të kalojë Bashkë  një zi pragun, deputeti i tretë do të ishte imirëseardhur.

I pyetur mbi pozicionin e partive shqiptare, ai dha këtëkoment.

Berishaj: Ne shqiptarëtnuk mendojmë të merremi me problemet vëllazërore malazeze dhe serbe. Do tëshohim si do të dalin zgjehdjet, mendojmë se partia e Gjukanoviç do të tkurretme 1 apo 2 deputetë. Ka pasur 36 dhe mund të bjerë në 35 ose 34. Mendoj se do tëjetë në pozicion të formojë një koalicion të mundshëm. Orientimet tona janë përnjë Mal të Zi që ka orientime euroatlantike.