Ende plagë e hapur, kush janë 1,643 të pagjeturit në Kosovë

Jetët e personave të pagjetur si pasojë e konfliktit tëfundit në Kosovë, përgjatë viteve janë kthyer në numra.

Shumë rrallë flitet për identitetin dhe prejardhjen e tyre.

Përmes kësaj harte, Radio Evropa e Lirë ka tentuar tëvendosë mbrapa numrave, emrat, vitin e lindjes, vendin e lindjes dhe rajonet kujanë parë ata për herë të fundit. Emrat e të pagjeturve në hartë janëkategorizuar në bazë të vendit të tyre të lindjes.

Edhe 21 vjet pas konfliktit, familjet shqiptare, serbe dheato të nacionaliteteve tjera, janë ende në pritje për të kuptuar më shumë përmë të dashurit e tyre.

Të dhënat e pagjeturve janë siguruar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

Të lindur ose të zhdukur jashtë Kosovës- KLIKO

Pa njohuri për vendin e lindjes-KLIKO

Thaçi: Çështja e të pagjeturve, turpi i bashkësisëndërkombëtare

Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, presidenti i Kosovës,Hashim Thaçi tha se çështja e të pagjeturve është turpi i bashkësisëndërkombëtare dhe është për keqardhje që Serbia po e politizon edhe zbardhjen efatit të tyre.

"Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për t’i bërë presion Serbisë dhe për ta zbardhur fatin e të pagjeturve dhe çdo krim të kryer në Kosovë", ka shkruar Thaçi në Facebook, duke shtuar se nuk do të ndalen asnjëherë së kërkuari që të zbardhet fati i tyre.

"Nuk do të ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi për çdo viktimë, për çdo të zhdukur, për çdo familje", ka shkruar Thaçi.