Video/ Fituan 2 mandate, shqiptarët festë në Tuz

Pas zgjedhjeve në Mal të Zi, ka nisur festa në komunën shqiptare të Tuzit.

Kjo pasi koalicioni shqiptar ka arritur të sigurojë dymandate deputetësh në Kuvend.

Menjëherë pas kësaj ka nisur festa me flamujt kuq e zi,ndërsa kryesuesi i “Listës Shqiptare”, Nik Gjeloshi, tha në mesazhin e fitoresse:

“1800 vota i kanë partitë shqiptare e 2500 DPS, jemi mirënjohës për punën e bërë. Në Malësi triumf të thellë shqiptarët. Ne do të vazhdojmë projektin tonë pavarësisht rezultatit total, do investohemi edhe më shumë më tej”.

Me 96% të votave të numëruara në zgjedhjet e përgjithshme, Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Gjukanoviç, PDS, ka fituar 35.1 përqind të votave të hedhura, ose 30 vende në parlamentin me 81 vende të Malit të Zi. 

Aleanca për të Ardhmen e Malit të Zi fitoi 32.6 përqind të votave, ose 27 vende. Një koalicion tjetër i opozitës, “Paqja është Kombi ynë”, fitoi 12.5 përqind të votave, ose 10 mandate.

Ndërkohë, shqiptarët kanë siguruar dy deputetë, me nga 1 deputet secili koalicion.

Lexo edhe: Gjukanoviç fiton shumicën e vendeve në parlament, shqiptarët me 2 deputetë