Covid-19 në Kosovë: Në 24 orë 9 viktima, ulet numri i rasteve të reja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2020, 15:31
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 viktima dhe 115 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.
Numri total i rasteve pozitive, me këto të fundit, ka arritur në 13.215.
IKSHPK-ja ka njoftuar se janë shëruar 116 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.355 raste.
Numri i rasteve aktive është 3.352.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të premten se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht janë të shtrirë 475 pacientë, prej tyre 370 janë të prekur me koronavirus.