Maqedoni e Veriut, Zaev zotohet të hapë 80% të kapitujve të negociatave me BE-në

Kryeministri i mandatuar i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev, i paraqiti parlamentit programin qeverisës. Ai vuri në krye të listës së përparësive luftën ndaj koronavirsuti dhe zhvillimin ekonomik. Zaevi u zotua gjithashtu të hapë në 4 vjet, 80% të kapitujve të negociatave me BE-në.

Lufta ndaj koronavirusit dhezhvillimi i ekonomisë është përparësia kryesore e qeverisë së re të Maqedonisësë Veriut. Gjatë prezantimit të programit, kryeministri i mandatuar Zoran Zaev,paralajmëroi gjithashtu edhe reforma në administratën publike nëpërmjetshkurtimit të saj me 20 për qind. Në programin katërvjeçar të qeverisëmaqedonase përfshihet gjithashtu vetingu në gjyqësor dhe forcimi i shtetit tësë drejtës.

“Do të shkarkohen gjykatësitpër të cilët do të provohet se zvarisin qëllimisht çështjet. Duhet tëpërfundojë hetimet për të gjitha çështjet në shqyrtim nga Prokuroria SpecialePublike. Do të vendosim gjithashtu një sistem kontrollimi të pasurisë së tëgjithë funksionarëve,”  deklaroi ZoranZaev-i.

Pas anëtarësimit të vendit nëNATO, qeveria e re do të fokusohet tani tek bisedimet me Bashkimin Europian.

“Qeveria e re është epërkushtuar për zbatimin e marrëveshjes së Prespës dhe atë me Bullgarinë. Do tëvazhdojmë të punojmë me përkushtim për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhevazhdimin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, e cila është baza ebashkëjetesës ndëretnike. Ne jemi të përkushtuar të hapim 80 për qind tëkapitujve të negociatave në katër vitet e ardhshme,” tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Kabineti i ri qeveritar tëpërbëhet nga 19 ministra. Për formimin e qeverisë së re, LSDM-së së Zaevit, iudesh të bënte marrëveshje me Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit,e cila mori 16 deputetë në zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare.