Mal i Zi, opozita shpall fitoren: Regjimi i Gjukanoviç ka rënë

Milo Gjukanoviç që udhëheq Malin e Zi që prej 1990-ës herë si kryeministër dhe herë si president, tashmë me shumë gjasa do të dalë në opozitë. Partia e tij pritet të marrë 40 mandate së bashku me partnerët në zgjedhjet e fundit, ndërsa opozita pretendon një më shumë.

Opozita malazeze ka shpallur fitoren në zgjedhjetparlamentare, duke lënë pas socialdemokratët e presidentit Milo Gjukanoviç pastri dekadave në pushtet.

Në bazë të rezultateve të Komisionit Zgjedhor, trikoalicionet opozitare proserbe fituan të dielën 41 mandate deputetësh nga 81gjithsej që numëron kuvendi i Malit të Zi.

Partitë dhe koalicionet e tjera siguruan 40 vendet embetura, mes tyre grupimi Demokratik i Socialistëve i ish-kryeministritGjukanoviç, me një avantazh pak më shumë se 3 për qind nga partia ndjekëse apo35 për qind.

Lista Shqiptare mori 1.6 për qind të votave, duke fituar njëmandat, po ashtu edhe Koalicioni Shqiptar siguroi 1.1 për qind të votave, dukeu përfaqësuar me një tjetër deputet.

Gjukanoviç tha se do tentojë shumicën me ndihmën e partnerëvetradicionalë, ndërsa kryeopozitari i koalicionit "Për ardhmërinë e Malittë Zi", Zdravko Krivokapic, e konsideroi fitoren çështje të mbyllur.

"Me këtë rezultat treguam se jemi partia më e fortë në Malin e Zi, jo vetëm me vota por edhe me mandate. Ne do respektojmë çfarëdo rezultati dhe vullnetin demokratik të qytetarëve."

"Popull malazez, liria na erdhi! Të mirat u vijnë atyre që presin, dhe pas 31 vitesh pushteti absolut, kjo ndodhi. Arsyeja është një: kush godet Zotin dhe Shën Vasilin e Ostrogut do marrë ndëshkimin që meriton."

Temë mbizotëruese e fushatës së fundit në Malin e Zi qeLigji për Lirinë e Fesë, që përplasi shtetin me Kishën Ortodokse Serbe,kryesisht për pjesën që përcakton transferimin në shtet të pronave të Kishës tëkrijuara para pushtimit të Podgoricës.

Liderët e opozitës dhe grupet për demokraci dhe të drejtat enjeriut, ndërkaq, i drejtuan akuzat ndaj presidentit Gjukanoviç dhe partisë sëtij, për situatën më korrupsionin dhe lidhjet me krimin e organizuar.

Socialdemokrat në pushtet i kanë mohuar akuzat ndërsa kanësulmuar Serbinë dhe Rusinë se po përdorin Kishën dhe opozitën proserbe për tëcenuar pavarësinë e vendit, perspektivat për NATO-n dhe për Bashkimin Europian.