Bimët kanë aftësi të njohin të afërmit e tyre, të marrin vendime madje dhe të numërojnë
Disa vite më parë Princi Çarls u shpreh se ai fliste me bimëtdhe ato reagonin, të gjithë nuk e morrën seriozisht këtë që ai tha. Më pas provatqë u zbuluan u kuptua se ai vërtet ishteduke bërë diçka të tillë.
Tani duket se bimët mund të jenë akoma dhe më të zgjuara ngasa mendonte Princi i Uellsit.
Sipas studiuesve, bimët mund të numërojnë, të marrinvendime, të njohin të afërmit e tyre madje dhe të kujtojnë ngjarjet.
Dhe ndërsa ato mund të mos kenë tru, mirëpo mund të mësojnënë një mënyrë të ngjashme me njerëzit dhe kafshët.
"Edhe pse ideja që bimët mund të sillen në një mënyrënjohëse mund të çorientojnë publikun, shumë prej nesh janë vërtet të mahniturnga kompleksiteti i përgjigjeve të bimëve. Provat e grumbulluara tregojnë qëbimët mund të komunikojnë, mbajnë mend, të vendosin, madje edhe të numërojnë"-tha profesori Umberto Castiello.
Gjithashtu profesori shtoi se shumë studime tregojnë aftësitëe tyre njohëse.
Shkencëtarët vunë re se bima bllokonte gjahun në momentinkur një insekt shkonte afër saj. Kjo do të thotë që bimët mund të kuptojnësinjalin e parë për një kohë të shkurtër.
Një eksperiment tjetër tregoi se bima e lulëzuar Mimosapudica mund ta kuptojë kur dikush është duke e hedhur. Bima u rrëzua 60 herë meradhë dhe deri në fund të eksperimentit ajo nuk palosi më gjethet e saj, si përgjigjembrojtëse pasi e kuptoi se rënia nga ajo lartësi do e dëmtonte.
Edhe shkurret mund të njohin farefisin e tyre. Ato lëshojnëshumë kimikate kur mbillen pranë të afërmve të tyre të cilët ndihmojnë njeritjetrin nga grabitqarët.
Profesor Castiello e mbyll studimin dukë thënë se: "Pyetja nuk duhet të jetë më nëse bimët janë organizma njohëse, por si ato i përdorin kapacitetet e tyre njohëse"?!
