Banesa iu shemb nga tërmeti, nëna i ankohet PD-se: Askush s'ma ndërton me 5 mln lekë?

Njëfamilje në zonën e Porto Romanos në Durrës është detyruar të jetojë pa çati nëbanesën e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Objekti është vlerësuar 500mijë lekë, shumë e pamjaftueshme

"Çfarë mund të bëj unë më 5 milion lekë? Ja të vijnë, të vijnë, edhe ato që i kam bashkuar dhe blerë do t’i bashkoj e t’i hapi e le t’i bëjë kush të dojë. Me 5 milionë hallall ia bëft Zoti të ma bëjnë shtëpinë. Unë kam nevojë për shtëpi. Ata kanë thënë është për shembje, kjo shtëpi nuk bëhet.

Tani hajde ta bëjnë me 5 milionë unë s’di kujt t’i them, kujt t’i them më unë. S’kam lënë derë pa shkuar e pa u ankuar, për të kërkuar të drejtën time, e drejta që më takon” thote nena.

Në situatën e krijuar, familjarët i janë drejtuar institucioneve të pushtetit vendor, por në një takim të zhvilluar me kryetarin e PD së Durrësit, Ferdinand Xhaferri, theksojnë se nuk ka pasur asnjë reagim

“S’kam lënë derë pa trokitur por të gjithë thonë se nuk kanë çfarë të bëjnë”

Durrësi është qyteti më i dëmtuar nga lëkundjet prej 6.4 ballë. Për shkak të paqartësive por dhe parregullsive shpesh janë zhvilluar dhe protesta duke kërkuar ndërhyrjen e pushtetit vendor.

https://youtu.be/PQoIVNgvXMM