Marrin fund pritjet në Kapshticë për qytetarët që kaluan natën jashtë, Greqia hap traun
Pas dy ditëve, radhë, kaos e pritje, në pikën kufitare të Kapshticës është rikthyer qetësia. Emigrantët e bllokuar në kufi të dielën, kaluan mëngjesin e sotëm. Aktualisht nuk ka radhë e fluks drejt Greqisë, por kuota e 300 personave që lejohen të lëvizin është drejt plotësësimit.
Kjo ishtepamja (shiko videon) e pikës kufitare të Kapshticës ditën e fundit të Gushtit!
Pas dyditëve e netëve me kaos, radhë e pritje , në kufi u rikthye normaliteti.
Të gjithëemigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi, të bllokuar ditën e dielëkaluan kufirin.
Pas fluksite radhëve që ishte krijuar për shkak të bllokimit kuota prej 300 personazh qëlejohe të kalojnë është drej plotësimit.
Sipasburimeve mund të kalojnë edhe deri në 50 emigrantë, para se trau të ulët sërishdhe puna të pezullohet.
Situata nëtokën shqiptarë ndërkohë paraqitet e qetë dhe nuk ka radhë, ndryshe nga dyditët e fundjavës që lamë pas.
Disa dhjetraemigrantë u detyruan të qëndrojnë një natë në kufi para se tu vijë radha për tëkaluar kufirin.
Mes tyrekishte, gra, fëmijë e të moshuar.
Ndërsa shumëprej emigrantëve ishin në limitet e vlefshmërisë së testit anti kovid që ështëkusht për të kaluar kufirin me Greqinë.
Greqia do tëmbajë këtë regjim të kufizuar të lëvizjes me Shqipërinë të paktën deri më 15shtator.
Deriatëherë, kusht për lëvizjen eshtë tampioni, ndërsa numrat e atyre që do kalojnëkufirin do të jenë jo më shumë se 750 në kakavijë dhe 300 në kapshticë.
Udhëtimet për turizëm drejt Greqisë mbeten të ndaluara.