Greqi: Shqiptari plagos me thikë infermieren, vret veten duke u hedhur nga kati i 5-të

Një shtetas shqiptar ka zgjedhur të vetëvritet pas sulmit me thikë ndaj një infermiereje në kryeqytetin grek. Petro Çako po trajtohej pas një ndërhyrjeje në zemër. Në kartelën e tij nuk ishin shënuar problemet e mundshme psikike.

Athine - Një pacient shqiptar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga një spital i Athinës, ngjarje e rëndë e cila ka tronditur autoritetet vendëse.

Ndërsamotivet ende nuk janë qartësuar, mësohet se episodi tragjik u regjistrua të hënënrreth orës 5:20 të mëngjesit.

59-vjeçari iidentifikuar nga policia si Petro Çako po trajtohej në repartin e kardiologjisënë spitalin "Atikon", kur papritur sulmoi fizikisht infermieren eturnit duke i lënë plagë me mjete prerëse dhe me grushte.

Sipas dëshmitarëvedhe presidentit të federatës së mjekëve, Mikalis Janakos, pacienti ishte nëgjendje të rënduar psikologjike edhe pse më herët nuk kishte shfaqur shenjaagresiviteti.

"Pacienti ndodhej në katin e parë në repartin e kardiologjisë. Sinjalizoi për ndihmë dhe kur infermierja hyri në dhomë, ai, i fshehur pas derës, nxori një thikë kuzhine dhe nisi ta godasë në qafë dhe me grushte. Pastaj hipi në katin e pestë të spitalit dhe kreu vetëvrasje duke u hedhur."

Infermierjae plagosur, nënë e dy fëmijëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën por nëgjendje serioze për shkak të plagëve të marra në kokë dhe në shpinë.

Ndërkaqshtetasit shqiptar pas hedhjes nga godina iu dha ndihmë urgjente por nuk munditë mbijetojë.

Policiavijon hetimin e ngjarjes ndërsa spitali i kryeqytetit dhe ministri grek i Shëndetësisëshprehën keqardhje për incidentin.

59-vjeçariPetro Çako planifikohej të dilte nga spitali dy ditë më vonë pas realizimit mesukses të operacionit në zemër një javë më parë.