Rikthehen sot në shkolla nxënësit e ciklit fillor që nuk ndoqën mësimin online gjatë karantinës

Mijëra nxënës që kushtet dhe pamundësia nuk i lejoi të marrin mësim online janë rikthyer në klasa për orë mësimore plotësuese! Programi do të zgjasë deri më 11 shtator, ndërsa rikthimi i pjesshëm në shkollë bëhet me protokolle kundër koronavirusit.

‘’Nuk kisha whatsapp dhe nuk mund të komunikoja me mësueset.''

Si ky nxënës(shiko videon), që kushtet ekonomike të familjes nuk e lejuan të ndjekë mësiminonline gjatë pandemisë, përllogariten të jenë edhe 1,372 të tjerë vetëm nëBashkitë, Elbasan, Cërrik dhe Belsh.

Nxënësit eklasave nga e para tek e pesta janë rikthyer këtë të hënë në klasa për të marrëmësime plotësuese në gjuhë shqipe dhe matematikë.

‘’Nuk kam pasur telefonin, ishte shumë e nevojshme. Familja kishte por nuk e kishte babi numrin e mësueses.’’

Pjesa më emadhe e nxënësve që nuk arritën të marrin mësim përgjatë mars–maj  janë nga komuniteti rom dhe egjiptian,sikurse fëmijë nga shtresat në nevojë

‘’Nuk janë të punësuar asnjëri, vetëm me një përkrahje.’’

Prindërit qei shoqëruan në shkollë theksuan se pamundësia ekonomike i bëri të privojnë fëmijëtnga e drejta e arsimimit.

Njëshqetësim ky i ngritur në vazhdimësi edhe gjatë kohës së izolimit për shkak tëpandemisë së koronavirusit!

‘’Papunë jemi, me një përkrahje 40 mijë lekë.’’

Por kishteedhe prej atyre që mësimin e kishin ndërprerë për arsye të tjera dhe eshfrytëzuan mundësinë që fëmijët të marrin dije plotësuese.

‘’Djali ka marrë pjesë online ngaqë donim të iknim jashtë  shtetit. Morëm mësim online po donim të takonim mësuesen.’’

Programiplotësues do të zgjasë deri më 11 shtator, ndërsa rikthimi i pjesshëm nëshkollë bëhet me protokolle kundër koronavirusit.

Nxënësitpërgjithësisht u paraqitën me maska, dhe para se të futeshin në klasë iu mattemperatura.

Ruatja edistancës nga ana tjetër ishte më e lehtë për shkak të numrit të kufizuar nëklasa.

Në Elbasan,mësimi plotësues do të zhvillohet në 49 shkolla dhe për këtë janë angazhuar 253mësues!