Të rinjtë pastrojnë plazhin e Velipojës, kërkohet lidhja e tyre me mjedisin

"Të edukosh brezin e ri me principet e mbrojtjes së detit. Është kjo nisma e agjencisë kombëtare të zonave të mbrojtura që merr jet nga plazhi i Velipojës aty ku ndodhet dhe rezervati i kësaj zone."

E ndërsa gjendesh në këtë mrekulli natyrore ku ndërthuret magjishëm me bregdetin e Velipojës, të rinjtë pasi zbarkojnë kanoet, nisin fillimisht me pastrimin e bregut të detit nga mbeturinat.

Qëllimi i aktiviteteve të tilla është lidhja e të rinjve me mjedisin dhe vjen pikërisht në një kohë kur Shqipëria do të miratojë paketën ligjore të aktiviteteve në këto zona, ku mbrojtja e përkujdesi lindin si detyra parësore.

Denisa Xhoza: Duhet të jetë i ndërgjegjësuar publiku dhe komunitetet e këtyre zonave në mënyrë që të kërkojnë institucioneve dhe të ngrenë zërin në momentin që duhet.

Agim Dardha: Qëllimiynë është që brezi i ri të edukohet. Që detin ta shfrytëzojmë jo vetëm për tëmira materiale nga tregtia por dhe për turizëm.

Vetë të rinjtë, një pjesë të ardhur për herë të parë në grykëderdhjen e Bunës, apelojnë për ruajtje të mjedisit.

"Duke ndërgjegjësuar veten, ndërgjegjësohen miqtë dhe familjarët. Ndihemi më mirë në një ambjent sa më të pastër".

Kjo hapësirë e ndërthurur me rezervatin natyror të Velipojës, mbetet padiskutim një nga perlat e Adriatikut, që ka nevojë për ruajtje dhe promovim.

Sfida më e madhe është ndotja, për të cilën rol kryesor ka dora njeriut.