Kocaqi për Detin: Greqia synon të dalë në Karaburun, klasa politike ta marrë seriozisht
Edhe pse pretendimi i shtetit grek për tu zgjeruar me 12 milje në detin Jon po kalon me qetësi nga qeveria shqiptare, historiania Elena Kocaqi thotë se zgjerimi i shtetit helen në veri të Jonit është tejet problematike për zonën ekskluzive ekonomike të vendit tonë.
E ftuar në Ora News, ajo thotë se synimet e Athinëszyrtare mbeten të pandryshuara për të dalë në Karaburun.
Kocaqi: Nuk ka një përcaktim të qartë,sepse Greqia në detin Jon ka një zgjerim drejt perëndimit dhe drejt veriut. Nëse kërkon zgjerim drejt perëndimitqë është drejt Jonit mesdhetar është e drejtë e saj ta bëjë, ndërsa në lidhjeme zgjerimin e Greqi në Jon drejt veriut këtu pastaj është problemi sepse kemidhe ne zonën ekskluzive ekonomike në Jon e cila në këtë rast nga pretendimetgreke vihet në rrezik për arsye sepse edhe në marrëveshjet e mëparshme Greqiaka ngulur këmbë të marrë një zonë shumë të madhe në veri të ishullit të Otonitqë e nxjerr Greqinë afërsisht afër Karaburunit dhe për këtë arsye këtu duhet tëketë kujdes sepse është një pasuri ekonomike që u përket shqiptarëve dhe në bazëtë të drejtës ndërkombëtare dhe të gjithë ligjeve ndërkombëtare Shqipëria ka njëprevalencë përballë ishujve të Greqisë.Ka disa rregulla të caktuara për ndarjenedhe të zonave ekonomike ekskluzive.
Duke i dhënë të gjithë seriozitetin çështjes në fjalë, Kocaqi thotë se klasa politike shqiptare duhet të jetë me një zë dhe ti japë rëndësinë e duhur.
Kocaqi: Ky është një problem që duhet tëpreukupojë të gjithë klasën politike sepse është një problem i cili siguron nëafatagjatë stabilitetin dhe ekonominë e Shqipërisë por edhe sigurinë.Është njëpasuri e ligjshme e kombit shqiptar si deti dhe toka dhe për këtë arsye duhetme patjetër që politika të lërë retoriaket dhe preukupohet seriozisht për këtëçështje. Këto nuk janë çështje që janë të një niveli që nuk ngrenë rëndësi, porjanë çështje që ngrenë peshë menjëherë jo vetëm brenda vendit por edhe në arenënrajonale dhe ndërkombëtare.
Ajo nënvizon se çështja e kufijve detarë është bërëpo aq e rëndësishme sa kufijtë tokësore sepse ka pasuri të mëdha nënujore apo nëntokësoreqë i sigurojnë një vendi të caktuar që e ka atë rajon të ardhura ekonomike shumëtë mira.
Kocaqi: Klasa politike duhet të jetë në një zë si majta dhedjathtas për të mbrojtur atë territor detar të ligjshëm në bazë të KonventaveNdërkombëtare që i përket Shqipërisë. Ky duhet të jetë prioritet i dy palëve nëkëtë rast.
Ndër të tjera Kocaqi kujton se Shqipëria ka humburshumë ndër shekuj dhe të paktën atë çfarë i ka mbetur nga ndarja e fundit në1912 duhet të ruajë.
Kocaqi: Greqia e ka pasur gjithmonë dhe eka këtë tendencë për zgjerim, sidomos me Turqinë dhe Shqipërinë. Ne nuk kemiatë komoditet të Greqisë sepse Greqia ka një zonë shumë të madhe detare përshkak të pozitës gjeografike ndërsa Shqipëria ka shumë pak dhe duhet ta mbrojëatë pak pasuri që i ka mbetur 1912. Kaq sa njihet politikisht Shqipëria duhetme e rujt.Është çështje shumë serioze që duhet të shihet shumë seriozisht ngaqeveria shqiptare dhe nuk duhet të mjaftohet me deklarata në facebook, porduhet të ketë grupe pune ekspertësh të cilët dhe me një asistencë juridikendërkombëtare nga juristë të së drejtës ndërkombëtare publike që i njohin shumëmirë këto problematika me qëllim që të merret mendimi, të shikohen precedentët,ligji ndërkombëtar dhe të mbrohet interesi i ligjshëm i kombit shqiptar.
Debat për kufijtë ka edhe në Kosovë, me pretendimettashmë të njohura nga Serbia. Sipas Kocaqit, nëse vendet fqinje arrijnë të plotësojnëtekat e tyre me zgjerime territoriale në det dhe në tokë në radhë të parë ështëfaji i politikës dhe politikanëve shqiptarë të cilët janë aventurierë dhe nuk ekanë fare idenë e qeverisjes dhe përgjegjësisë së drejtimit të një shteti
Kocaqi: Problemi kryesor është i klasës politike, nëse vendet fqinje arrijnë të plotësojnë tekat e tyre me zgjerime territoriale në det dhe në tokë në radhë të parë është faji i politikës dhe politikanëve shqiptarë të cilët janë aventurierë dhe nuk e kanë fare idenë e qeverisjes dhe përgjegjësisë së drejtimit të një shteti ku lëshimi i territorit në gjithë historinë e njerëzimit ka qenë akti më i lartë i tradhëtisë së një kombi.Të lëshosh territorin e popullit tënd janë akte të paprecedenta në historinë e njerëzimit që bëhen për interesa të caktuara të politikanëve si në Shqipëri dhe Kosovë për të mbajtur pushtetin apo për të shpëtuar veten e tyre nga disa përgjegjësi. Si ka mundësi, Shqipëria dhe Kosova që janë vendet më të pasura në Europë për pasuri të burimeve natyrore, kanë 2 apo 3 milion banorë? Vendet fqinje kanë gjetur dhe bëjnë çfarë duan. Do të jenë fuqitë e mëdha ato që do ti pengojnë siç kanë bërë gjithmonë.
Intervista në studio me gazetaren Eneida Ndoci, përgatiti për online Besjana Kuçana